Elvis Presley kishte tre aeroplanë me të cilat udhëtonte shpesh gjatë kulmit të jetës së tij artistike.
Aktualisht, dy gjenden në Graceland, në shtëpinë e ish-rokerit të famshëm në Memphis, Tennessee.
Ndërkohë, një i takon pronësisë private dhe është mbajtur për 36 vjet në aeroportin e vogël të Rosswell, në Nju Meksiko.
Ai do të dalë në shitje në internet me një çmim të vlerësuar rreth 2-3 milionë dollarë.(TemA)