Nga parajsa për pak mund të kishte përfunduar në ferr. Për fatin e tij të mirë, sulmuesi i Iranit Mehdi Taremi, goditi jashtë në rastin e artë që iu paraqit në minutën e katërt shtesë.
Cristiano Ronaldo, pas katër golave të realizuar në dy sfidat e para me Spanjën dhe Marokun, mund të kishte përfunduar në qendër të kritikave, si zhgënjimi më i madh i Portugalisë.
Në fazën e 1/16-ave, CR7 nuk duhet të ketë protagonizmin për të goditur 11-metërshat në favor të skuadrës së tij gjatë lojës. Këtë se sugjerojnë statistikat.
Penalltia e humbur ndaj Iranit ishte e 6-ta nga 13 të ekzekutuara në total m fanellën e përfaqësueses luzitane.
Pra, në 46% të rasteve ka dështuar, ndërkohë që përqindja e saktësisë në të gjithë karrierën e tij nga pika e bardhë është mbi 80%.