Komentatori pëson atak kardiak dhe ndërron jetë, pas humbjes së ekipit të tij

26 Qershor 2018, 11:17Sport TEMA

Ish-futbollisti dhe trajneri egjiptian, Abdel Rahim Mohamed, që këtë Botëror ishte angazhuar si komentator sportiv, ka pësuar një atak kardiak dhe ka ndërruar jetë, ndërsa komentonte ndeshjen Egjipt-Arabi Saudite.

Ai pësoi një tronditje emocionale, pasi ekipi i tij humbi 2-1 me Arabinë Saudite.

Kolegët e tij e dërguan në spital atë, por pas gjysëm ore, Mohamed ndërroi jetë.

Trajneri i Egjiptit, Hektor Kuper, tha se shpresonte që Mohamed të mos kishte humbur jetën, për shkak të humbjes ndaj Arabisë Saudite.(TemA)

1 komente në “Komentatori pëson atak kardiak dhe ndërron jetë, pas humbjes së ekipit të tij”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje