VIDEO: Kualifikim dramatik për Spanjën dhe Portugalinë

25 Qershor 2018, 22:07Sport TEMA

Portugalia ka siguruar kalimin për në fazën tjetër të 1/8-ve pas barazimit të marrë në sfidën e fundit kundër Iranit.

Një barazim dramatik për portugezët që mund ta shihnin veten jashtë Botërorit pasi Irani humbi një rast të pafalshëm në minutën e fundit për të kaluar në avantazh.

Sfida e luajtur në “Mordovia Arena” u mbyll me rezultatin 1-1, me Portugalinë qe e kalon Grupin si skuadër e vendit të dytë me 5 pikë, ndërsa Irani eleminohet duke grumbulluar vetëm katër pikë.

Autori i golit të vetëm për Portugalinë në këtë sfidë ishte mesfushori Kuarezma në minutën e 45-të të pjesës së parë duke shënuar një gol spektakolar nga distanca.

Kristiano Ronaldo kishte mundësinë më të mirë për shënuar dhe golin e dytë për Portugalinë në minutën e 53-të duke gabuar nga pika e bardhë e 11 metërisht që u prit nga portieri iranian Beiranvand.

Megjithatë, Irani barazoi gjithçka në minutën e 93-të me anë të Ansarifard që shënoi nga pika e bardhë e pentalltisë, ndërsa vetëm pas një minute humbën një mundësi të artë për të shënuar golin e fitores që mund tu jepte kualifikimin e madh.

Përveç Portugalisë, ekipi tjetër në Grupin B që siguroi kalimin në fazën tjetër është Spanja që nuk shkëlqeu në takimin kundër Marokut.

Spanjollët bën një 90 minutësh mjaft të dobët duke marrë një barazim dramatik.

Maroku nuk mundi dot të merrte tre pikët e para në këtë Botëror duke u eleminuar me një pikë pas barazimit me shifrat 2-2.

Golat për marokienët u shënuan nga ana e Boutaib dhe Bouhaddouz, ndërsa golat për Spanjën i shënuan Isco dhe Aspas.

Spanja e kalon Grupin si kryesuse pas golavarazhit më të mirë se Portuglia.

Në fazën e 1/8-ve do të kemi çiftet Spanjë-Rusi dhe Portugali-Uruguaj.

Më poshtë golat e ndeshjes të të dyja sfidave Iran-Portugali dhe Spanjë-Marok. (TemA)

Golat në ndeshjen Iran-Portugali.

Goli i shënuar nga Kuarezma

Goli i shenuar nga Ansarifard

Golat në takimin Spanjë-Marok

Goli i shënuar Boutaib

Goli i shënuar nga Isco

Goli i shënuar nga Bouhaddouz

Goli i shenuar nga Aspas

1 komente në “VIDEO: Kualifikim dramatik për Spanjën dhe Portugalinë”

  1. Illyrian says:

    Ndeshjen e Spanjes nuk e pashe, por ajo e Portugalise ishte skandal. Albitri i dha kualifikimin Portugalise.
    Dy raste te pastra per penallti nuk iu dhane Iranit, dhe Ronaldo meritonte karton te kuq!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje