VIDEO: Uruguai lider i Grupit A, Arabia Saudite fiton në fund, Egjipti largohen pa pikë

25 Qershor 2018, 18:17Sport TEMA

Uruguai fiton ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin A të Kupës së Botës duke mundur 3-0 Rusinë dhe kështu ka marrë kreun duke pritur tashmë se kush do të renditet ekipi i parë në tabelën e Grupit B për të mësuar se kë do të ketë kundërshtar për fazën e 1/8-ave.

Rusia nga ana tjetër pas goleadave në dy ndeshjet e para, sot është ulur me këmbë në tokë dhe ka provuar humbjen. Të dyja këto skuadra do të shohin me vëmendje ndeshjet që do të luhen në mbrëmje, ku Portugalia, Spanja dhe Irani kanë shansin që të kalojnë një hap më tutje në këtë eveniment unikal.

Uruguai e nisi më së miri pjesën e parë përball vendasve të Rusisë. Suarez në minutën e 10 ekzekutoi mjaft mirë një goditje dënimi duke e dërguar topin në cepin e djathtë të portës së Rusisë dhe shifrat menjëherë shkuan në 1-0 për amerikano-latinët.

E si të mos mjaftonte goli i Suarez, në minutën e 23 Laxalt gjuajti mjeshtërisht me të majtën nga jashtë zonës, ndërsa Cheryshev e devijoi dhe në fund Akinfev nuk mundi që ta ndalte topin që u preh në rrjetë, 2-0. Mandej, 15 minuta më vonë u largua nga fusha e lojës me karton të kuq Smolnikov, i cili detyroi skuadrën ruse të luante më e tërhequr.

Dy ndryshime berëi në mënyrë të menjëhershme Stanislav Cherchesov për të balancuar vendin e lënë bosh nga Smolnikov, megjithatë, edhe në rastet e krijuara nuk mundnin që të gjenin të paktën një gol.

Në minutën e 69 Cavani shpërdoroi një rast të artë për Uruguain, ku u tregua mjaft egoist, pasi mund të kishte çuar shifrat më thellë dhe gjithçka mund të konsiderohej e mbyllur. E njëjta situatë përsëritet në minutën e 79, ku Suarez jep një asist për “El Matador”, por që sërish sulmuesi i PSG-së nuk arriti që ta dërgonte në rrjetë sferën.

Pas shumë sulmesh drejt portës së Rusisë, Uruguai gjeti dhe golin e tretë në këtë sfidë me anë të Edinson Cavani-t që arriti të gjejë rrjetën në minutën e 90. Me rezultatin 3-0 u mbyll kjo sfidë, ku La Celeste mori vendin e parë në Grupin A në Kupën e Botës.

Ndërkohë, sfida tjetër mes Arabisë Saudite dhe Egjiptit u mbyll me rezultatin 2-1.

Arabia e mbyll me fitore këtë Kampioant Botëror duke dërguar në shtëpi Egjiptin e Salah me 0-pikë.

Të parët në epërsi në këtë takim ishin egjiptianët me Salah, por Arabia shënoi dy gola me Al Faraj dhe Al Daësari.

Më poshtë golat në të dy sfidat, Uruguai-Rusi dhe Arabi Saudite-Egjipit. 

Golat e ndeshjes Uruguai-Rusi

Golat e ndeshjes Arabi Saudite-Egjipt

Goli i Salah

Goli i Al Faraj

Goli i Al Dawsari

1 komente në “VIDEO: Uruguai lider i Grupit A, Arabia Saudite fiton në fund, Egjipti largohen pa pikë”

  1. ariff says:

    ,,, sallam bollokum minjte e Egjyptit megjith sallamin qe e mbani per lojtar te madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje