Në mbrojtje të Xhakës dhe Shaqirit për çështjen e shumëpërfolur të festës me simbolin e shqiponjës ka dalë së fundi një personalitet shumë i rëndësishëm i futbollit zviceran, ish-sulmuesi rekordmen Aleksandër Frei, autor i 42 golave në 84 ndeshje.
Jo vetëm që ka dalë në krah të dy shqiptarëve, por ai ka theksuar se është shumë krenar për ta:
“Natyrisht, nuk ishte veprimi më i mençur i Kupës së Botës festa e Xhakës dhe Shaqirit, por kjo temë është pak më e thellë. Unë jam krenar për ata dy djem që luajnë për Zvicrën. Këto gjëra kanë ndodhur në gjenerata të ndryshme.
Në vitet ’80 kanë luajtur lojtarë si Sulser, Egli, Burgener ose Herman, pastaj erdhën lojtarët me origjinë turke, italiane dhe afrikane. Ju i kujtoni Sforcën, vëllezërit Murat dhe Hakan Jakin, apo edhe Nkufo. Tani kemi shumë lojtarë me origjinë shqiptare dhe është logjike që ata gëzojnë ashtu, nuk kanë pse ta fshehin. Është një zhvillim normal.
Ky është një reflektim i shoqërisë evropiane, popujt po bëhen gjithnjë e më shumë të përzierë. Shikoni italianët në Zvicër. Edhe shqiptarët, ashtu si ata, janë plotësisht të integruar në jetën e përditshme. Por në shtëpi ata ende jetojnë me kulturën e vendit të tyre. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Kështu ka qenë edhe rasti i vëllezërve Jakin apo Sforcës, që flisnin në gjuhën turke apo italiane në shtëpi.
Për çdo lojtar ekipi kombëtar është shumë i rëndësishëm. Rëndësi ka që Zvicra të ketë sukses dhe për këtë Xhaka, Shaqiri dhe të tjerë po na ndihmojnë. Ata bëjnë gjëra të mëdha në fushë, kjo është më e rëndësishme se këndimi i zjarrtë i himnit kombëtar.
Jam krenar për ta. Në fushë ishin katër lojtarë të Bazelit, me të cilët kam luajtur: Xhaka, Shaqiri, Shar dhe Somer. Ishin edhe Akanji dhe Embolo, por për ta isha shumë i vjetër të luaja. Rëndësi ka t’i trajtojmë mirë të gjithë dhe jo të merremi me origjinën e tyre.
Tifozët serbë që në fillim u feshkellenin sepse i konsideronin si shqipetar dhe jo si lojtarë zviceranë. Me gjestin e shqiponjës këta ju përgjigjën serbëve siç e kërkonin. Në rast loje me ndonjë shtet tjetër nuk besoj se do e bënin shqiponjën. Nuk do bënte bujë një gjest i tillë.
Bravo!
Fjale te ndritura te nje njeriu pa komplekse mesjetare.