Çudia e një Botërori të rrallë, tre grupe përcaktohen nga kartonët. Rrezikohet monedha!

25 Qershor 2018, 09:51Sport TEMA

Botërori 2018 është ndër më të veçantët në histori, pasi aktualisht, për të përcaktuar renditjen e grupeve, merren në konsideratë kartonët e verdhë.

Aktualisht, janë 3 grupe të Botërorit të cilët vendosin renditjen për vendin e parë dhe të dytë nga kartonët e verdhë, një situatë shumë e çuditshme dhe unike.

Në Grupin B, Spanja dhe Portugalia kanë një bilanc identik me 4 pikë të siguruara dhe golavarazhin 4-3, pas barazimit në sfidën direkte mes dy ekipeve.

Në këtë situatë, Spanja shihet si fituese e grupit, pasi ka marrë një karton të verdhë më pak se Portugalia.

Nëse të dy skuadrat fitojnë ndeshjet e fundit në grup me të njëjtin golavarazh, kartonët e verdhë do të jenë përsëri përcaktues.

Situata përsëritet në Grupin G, mes Anglisë dhe Belgjikës.

Përsëri është i njëjti numër pikësh, i njëjti numër golash të shënuar e pësuar.

Anglezët janë kryesues, vetëm se kanë marrë një karton të verdhë më pak dhe në rast barazimi në ndeshjen direkte mes dy skuadrave, kush merr më pak kartonë merr kryesimin e grupit, shkruan Vip Sport.

Grupi H është tjetri ku renditja aktualisht përcaktohet nga kartonët e verdhë.

Japonia dhe Senegali kanë gjithçka identike, përveç kartonëve, ku aziatikët kanë një më pak e si rrjedhojë cilësohen kryesues të grupit para ndeshjes së fundit.

Po nëse skuadrat kanë edhe kartonët e verdhë dhe të kuq njëlloj? E thjeshtë, do të hidhet një monedhë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje