VIDEO: Japonia dhe Senegali bëjnë paqe mes 4 golave, por kryesimin e vendos detaji i veçantë

24 Qershor 2018, 19:07Sport TEMA

Japonia dhe Senegali e kanë mbyllur me rezultatin 2-2 takimin e sotëm në Grupin H, teksa diskutohej për kryesimin e tij.

Senegali ka kaluar dy herë në avantazh në ditën e sotme, por Inui dhe Honda kanë rikthyer baraspeshën.

Tashmë vëmendja është në takimin e mbrëmjes, ku Polonia dhe Kolumbia do të mbyllin xhiron e dytë të këtij grupi.

Sa i përket renditjes aktuale, Japonia kryeson grupin pavarësisht golavarazhit të ngjashëm me atë të Senegalit.

Kjo për shkak të kartonëve të marrë gjatë këtyre dy takimeve, të cilët flasin në favorin e japonezëve për lojën më të pastër.

Japoni-Senegal 2-2 (Inui 35, Honda 78’/Mane 12′, Wague 71′)

Japonia: Kavashima, Haraguçi, Hasebe, Inui, Nagatomo, Sakai, Kagaua, Shibasaki, Shoji, Joshida, Osako. Trajner: Nishino

Senegali: K.Ndiaje, Gueje, Kulibali, A.Ndiaje, Sabali, Sane, Sarr, P.Ndiaje, Vague, Niang, Mane. Trajner: Sise

1 komente në “VIDEO: Japonia dhe Senegali bëjnë paqe mes 4 golave, por kryesimin e vendos detaji i veçantë”

  1. says:

    Kryesimi bëhet me golavarazh, me kartonat e kuq dhe të verdhë dhe me tirage.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje