Fitorja e Zvicrës me Serbinë dhe festimi me simbolin e shqiponjës nga ana e dy futbollistëve Granit Xhakës dhe Xherdan Shqirit ka nxitur reagime të shumte.
Më të irrituar kanë qenë dhe mediat serbe të cilat e kanë cilësuar si provokim festimin e dy lojtarëve me orgjinë shqiptare.
Së fundimi mediat kryesore serbe kanë sulmuar dhe ish zëdhënsen e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishin, e cila në një intervistë për “Presheva Jonë”, ka folur për ndeshjen e së premtes.
“Nuk ishte një ndeshje normale, por një ndeshje për krenari. Shqiponjat Shqiptare luftuan nën petkun e quajtur ‘Zvicër’! Dhe arritën të fluturonin lart duke i dhënë Serbisë mesazhin se, ne luftojmë me paqe e jo me luftë!..
Thellë në shpirt, jam e bindur se një ditë do të luajmë nën një flamur të vetëm dhe të gjithë futbollistët tanë nga Gadishulli Ilirik, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia do të jenë në një kombëtare, natyrisht nuk mund ta mendoj Kombëtaren as pa Luginën e Preshevës”, është shprehur Dervishi, ndërsa kjo deklaratë e saj cituar në të gjitha mediet serbe.
Një deklaratë që ka bërë jehonë në mediat serbe të cilat kanë theksuar se drejtuesja e FSHF-së (edhe pse Jona Dervishi po largohet nga ky Insitutcion) i ka hedhur benzinë zjarrit. (TemA)
Perse i fryni zjarrit vend e pa vend ju shpellare gazetare? Se bashku me kete idioten, qe nuk ka asnje te drejte qe te jape intervista, sepse nuk perfaqen ndonje instituticion, mos tregoni injorancen tuaj. Ne ekipin e Zvicres nuk luajne vetem lojtare nga Kosova, por jane te shumtit qe jane me prejardhje nga shtete te tjera. Mos monopolizoni kot nje fitore te nje shteti tjeter sikur te ishte nje fitore e skuadres se Kosoves.
Na mbyten shpellaret!
Mendimet private te disa idioteve nuk duhen qe te merren si theni “te shenjta” dhe te publikohen vend e pa vend.
kujt po i rruhet ”erdogani”…………….
Show ? Bravo. Tani ia arrite qellimit
Ti qenke yll moj vajze
Futbolli në Amerikë s’njihet aspak
Te lumte goja bukuroshia e lales!
Fjala e jote ne vesh te perendise moj vajze.
Norat shqiptare gjithmone kane lindur djem trima qe u kane dale zot vendit te tyre.