Gjermania mund të mos e kalojë fazën e grupeve edhe në rast se do të fitojë ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut (i duhet të triumfojë me të paktën 2 gola diferencë).
Sepse në Grupin F nuk është kualifikuar askush dhe nuk është eliminuar askush. Prandaj, kampionëve të botës do t’u duhet ndihmë. Meksika kryeson me 6 pikë (+2), Gjermania renditet e dyta me 3 pikë (+0), Suedia e treta me 3 pikë (+0) dhe Koreja e Jugut e fundit me 0 pikë dhe (-2 diferencë golash). Por si kualifikohet secila skuadër?
GJERMANIA KUALIFIKOHET KUR:
– fiton ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia nuk fiton kundër Meksikës.
– fiton ndaj Koresë së Jugut dhe diferenca e golave të gjermanëve është më e mirë se ajo e Meksikës apo Suedisë.
– barazon ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia humbet kundër Meksikës.
– barazon ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia kundër Meksikës përfundon barazim dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se e suedezëve.
– humbet ndaj Koresë së Jugut, Suedia humbet kundër Meksikës dhe pastaj diferenca e golave të gjermanëve është më e mirë se ajo e Suedisë dhe Koresë së Jugut, shkruan panorama.
MEKSIKA KUALIFIKOHET KUR:
– fiton ose barazon ndaj Suedisë.
– humbet kundër Suedisë, ndërsa Gjermania nuk fiton ndaj Koresë së Jugut.
– humbet kundër Suedisë, ndërsa Gjermania fiton kundër Koresë dhe pastaj diferencën e golave e ka më të mirë sesa gjermanët.
SUEDIA KUALIFIKOHET KUR:
– fiton ndaj Meksikës dhe Gjermania nuk fiton ndaj Koresë së Jugut.
– fiton ndaj Meksikës dhe Gjermania fiton ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e tyre e golave është më e mirë sesa ajo e Meksikës apo Gjermanisë.
– barazon ndaj Meksikës dhe Gjermania humbet ndaj Koresë së Jugut.
– barazon ndaj Meksikës dhe Gjermania barazon ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se e Gjermanisë.
– humbet ndaj Meksikës dhe Gjermania humbet ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se ajo e Gjermanisë dhe Koresë së Jugut.
KOREJA E JUGUT KUALIFIKOHET KUR:
– fiton kundër Gjermanisë dhe Suedia humbet kundër Meksikës dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë sesa e Gjermanisë dhe Suedisë.
Rregullorja/ Nga golat te kartonët, ja si “luhet” grupi
Duhet luajtur për fitore dhe jo të vazhdoj të bojkotoj
Le te humbasin se na cane trapin me lojen dhe sjelljen e tyre si kapadainj dhe si racist te ndyre.
Dyshoj nga kjo qe eshte paraqitur ketu si Rregullore!
Me shume mundesi ndeshjet direkte midis dy skuadrave jane me te rendesishme ne renditje sesa golavarazhi total !!! Kjo ndodh ne cdo kampionat, kur kemi dy skuadra me pike te barabarta, skuadra qe ne ndeshjet direkte me nje skuader tjeter ka rezultat me te mire, eshte ne renditje me lart se tjetra, pavaresisht golavarazhit!
Pra ne rast pikesh te barabarta Meksika eshte me lart se Gjermania (se ka fituar ndeshjen direkte) ,ashtu si Gjermania eshte me lart se Suedia (sepse ka fituar ndeshjen direkte) …