Gjermania do të luajë sonte në mbrëmje një sfidë mjaf të rëndësishme ku do të përballet në “Fisht Olympic Stadium” kundër Suedisë.
Me humbjen e pësuar në sfidën e pare, “Pancerat” rrezikojnë shumë për të mos kaluar në raundin tjetër nesë në duelin e sotëm nuk do të arrijnë dot që të marrin tre pikët.
Në Shqipëri janë të shumtë tifozët që bëjnë tifo për përfaqësuesen Gjermane, ku përjashtim nuk bëjnë as politikanët.
Një ndër ta që është dhe një njohës mjaft i mirë i Futbollit, është deputeti i Partisë Socialiste Z.Sadi Vorpsi.
I ftuar në emisionin “T-sport” në TemA TV, Vorpsi shprehu opinonin e tij në lidhje me duelin e parë të skuadrës së Levit dhe për takimin e mbrëmjes së sotme ku u shpreh besim plote që Gjermania do të marrin fitoren pas ndryshimeve të fundit që janë bërë dhe në formacion.
“Unë jam një tifoz i hershëm i Gjermanisë, që nga viti 1978. Për hir të së vërtetës, paraqitja e Gjermanisë me Meksikën ka qenë një nga ndeshjet më të këqija. Një ndeshje që vetëm Gjermania nuk duhet të paraqitej në atë mënyrë.
Unë mendoj që kjo Gjermani që ishte po ajo e katër viteve më parë, ka nevojë për një rifreskim. Joakim Lëv duhet të guxojë për të futur në formacion djelmosha të rinj pasi nëse e kujtojm në Kupën e Konfederatave, Gjermania me një formacion të ri e shkatërroi këtë Meksikë që na mundi në ndeshjen hapëse sikurse dhe Brazilin.
Ndërkohë, që nuk guxoi që në ndeshjen hapëse të bëjë një formacion që të ketë një motivim ndryshe, por futi një formacion që i besoi katër vite më parë. Megjithatë, unë mendoj që Gjermania dhe me ndryshimet që kam parë që do t’i bëjë sot për shkak dhe të mugesës së Hummelsit që është një mbrojtës me shumë vlera për ekipin dhe ndryshimi që ka bërë në rreshtimin duke luajtur me skemën 4-2-3-1.
Ndërkohë, që dhe futja e në formacionin e parë të Rojsit është një risi që mendoj se do bëj diferencën në këtë sfidë. Kam një dyshim për Ozil duke parë formën fizike të tij, por që ka kohë që nuk po kalon një formë të mirë edhe tek Arsenali. Edhe futja e Gomez në sulm që është një eksperiencë e vjetër e Gjermanisë, por duke ditur që Suedia është një ekip që ka elementë të lartë fizik ka bërë që Lëv të ketë në formacion.
Mendoj që sot Gjermania do të bëj ndryshime pasi nuk mund të gabojë për herë të dytë. Është një ndeshje jete për Gjermaninë që dhe në rast të një barazimi do të rrezikonte shumë për të kaluar”, u shpreh Vorpsi.
Nuk mund të mungonte dhe një analizë për sfidën e mbrëmshme mes Zvicrës dhe Serbisë ku “Helvetët” triumfuan me rezultatin e 2-1 fal dy golave të shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shqiri.
“Ajo ishte një super ndeshje që e kemi përjetuar në mënyrë të veçantë. Një ndeshje që filloi me gol për Serbinë që është një nga ekipet e mira të këtij Botërori pasi ka elemntë shumë të mirë.
Por, pavarsisht asaj historisë që kemi ne në raportet politike spese tani bëhet fajlë për sport për spektakël. Bëhet fjalë ku kombet dhe popujt shikojnë se si të ndërtojnë ura bashkëpunimi.
Po t’i rikthehemi asaj ndeshje ata shqiptar që kemi ne atje u karikuan akoma dhe më tepër pasi vetë shtyp serb i ka provokuar shpesh herë dhe kjo ishte një motiv i dyfishtë për ata për të bërë një nga ndeshjet më të bukura. i kam parë të motivuar dyfish si Xhakën ashtu dhe Shaqirin që bën një sfidë spektakolare dhe ajo shqiponja është një gjest emocional dhe nuk mund ta paragjykojmë”, theksoi Vorpsi.
Më poshtë intervista e plotë e deputeti Sadi Voprsi për emisionin “T-sport”.
Për të luajtur futboll duhet një ekip i salduar që reziston gjatë ndeshjes me një psychology inoksi ose nikeli. Po i patët këta veti, atëher i thua po futbollit
Je brilant Sadi Vorpsi! Pa ty Vora do kishte marr fund!!!