Kapiteni i Zvicrës, Stefan Lishtanjer, iu ka dalë në krah Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, pas festimit të tyre me “shqiponjën”.
Madje, vetë Lishtanjer u fotografua të festonte me “shqiponjën” në rastin e golit të Xhakës.
Ai thotë për Sportmediaset, se Xhaka dhe Shaqiri kanë vepruar mirë me mënyrën e tyre të festimit, pasi serbët prej ditësh i provokonin.
“Xhaka dhe shaqiri kanë vepruar mirë.
Serbët kishin ditë që na provokonin.
Goditje jepen dhe merren dhe serbët nuk janë engjëj.
Ka pasur një luftë të egër për shumë prindër të lojtarëve tanë, ndaj e kuptoj festimin e tyre, pasi kishte shumë tension dhe presion. Për mua mënyra e tyre e festimit është në rregull”, tha ai.
Ndërsa trajneri i Zvicrës, Petkoviç, ka deklaruar se futbollistët ndiejnë emocione të veçanta kur shënojnë, por duhet ta lënë politikën mënjanë.
Trajneri i Serbisë, Mladen Krstajic, nga ana tjetër tha se nuk kishte komente për Xhakën e Shaqirin, pasi e konsideron veten njeri të sportit.(TemA)
jo mo,serbet le te provokojne s’ka gje,por keta mos te festojne sipas menyres se tyre…
o kurdet e anastasit,
e mori motra (Serbia) Kosoven mo?
po po mori dy te gjate,ate te Xhakes nga para dhe te Shaqirit nga mbrapa haaahaaaaaaaaaaaahaaaaa
Këta shënuan kundra nesh në euro 2016
mos te harrohet se Shaqirit iu perjashtua prindi nga puna ne Kosove naga shteti okupues Serb, dhe ai u dasht te shperngulet te mbijetoje ne Zvicer….epilogu eshte miinuta 90…………e ndeshjes me te rendesishme ne Historine e futbollit SHQIPTAR.
Njesoj ka ndodhe edhe me prindin e Xhakes, Behramit……edhe te gjithe SHQIPTAREVE qe jetojne sot ne Zvicer…..ata kane ike nga dhuna shkavelle…
Po tashti qe Kosova eshte e lire le te kthehen se e ka kap gati nivelin e Zvicres