Media zvicerane “Blick” falënderon Xhakën e Shaqirin për paraqitjet e sotme.
Në artikullin kryesor ata shkruajnë: Granit Xhaka, zvicerani me rrënjë kosovare godet Serbinë në zemër.
Së pari me golin e barazimit e pastaj me shqiponjën dykrenare.
Në anën tjetër Xherdan Shaqiri feston golin e fitores.
Kaliningradi i Rusisë përkrahnin “vëllezërit” e tyre serbë, dhe fishkëllenin në çdo mundësi zviceranët me rrënjë në Ballkan.
Pas golit të parë të shënuar nga Mitrovic, pjesa e dytë i takoi Zvicrës. Zuber me një krosim gjen Shaqirin.
Gjuajtja e xhuxhit magjik ndalet, por topi vjen deri tek Xhaka që është i lirë, dhe ai e takon topin për mrekulli nga 25 metra duke e futur në gol.
Xhaka që lëviz buzët kur këndohet himni zviceran, festoi në menyre te cmendur dukete bere shqiponjen dykrenare, simbol te shqiptareve.
Çfarë provokimi ky për Serbinë e cila ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por ka edhe më mirë.
Gavranovic gjen papritmas Shaqirin, i cili fut topin në mes të këmbëve të portierit Stojkovic.
Ai heq fanellën e tij dhe bën Aladinin me llampë magjike. Serbët na sjellin fat!”, shkruan Blick në artikullin e tyre. mënyrë shqiptare.
edhe une kur te bej gol do te bej shenjen e vendit tim: do ti bie me dore ne zonen e rreptesise!!!!
O ju lumte djemve nga Kosova. Na kenaqen te gjithve. Ne nuk jemi aspak Raciste. Serbet po. Sa here kapte topin sidomos Shaqiri, vetem vershellima dhe yyyyyyyy. ne fund rezultai ishte pergjigjja me e mire per serbet.
edhe une kur te bej gol do te bej shenjen e vendit tim: do ti bie me dore ne zonen e rreptesise!!!!!!!!
Te mrekullueshem si pak shqiptare, tani forca ne finale se zor se ka skuader qe ju ndal!