Sekuestrohen fanellat e Kolumbisë, ishin mbushur me kokainë

22 Qershor 2018, 18:20Sport TEMA

14 fanella të përfaqësueses së Kolumbisë janë sekuestruar nga autoritet vendase në aeroportin e kryeqytetit Bogota, pasi brenda tyre ishte fshehur një sasi e madhe kokaine.

Fanellat kishin si destinacion qytetin e Groningenit, në Holandë, ku do të zhvillohej një ndeshje futbolli dhe në secilën prej tyre ishin fshehur 5 kg kokaine.

Fanellat ishin përzier me të tjera veshje tradicionale kolumbiane.

Interesant fakti që uniformat ishin të njëjta me ato që po përdorin të besuarit e Pekerman në Botëror.

Policia ka shpjeguar se me anë të një procesi kimik, trafikantët e përziejnë drogën me veshjen dhe më pas e çlirojnë prej saj pa humbur asnjë gram.

Në pamje të parë, një tifoz i thjeshtë futbollin nuk dallon asgjë të rrezikshme te këto fanella, por dyshimi lindi për shkak të destinacionit të ngarkesës.

Kolumbia është prodhuesi më i madh i gjethes së kokës në botë, që është lëndë e parë prodhimin e kokainës.

1 komente në “Sekuestrohen fanellat e Kolumbisë, ishin mbushur me kokainë”

  1. Drogdemokracija says:

    Droga esht liri e njeriut.kush lufton drogen burgos lirin e individit (policia pra)
    Kush lufton lirin esht diktator (demokracia pra)
    Kush esht diktator esht kriminel
    Kush esht kriminel merito ndeshkim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje