Daliç i Kroacisë, njeriu që fitoi trofe edhe në Shqipëri

22 Qershor 2018, 13:34Sport TEMA
Daliç i Kroacisë, njeriu që fitoi trofe edhe në

FILE PHOTO: Soccer Football – 2018 World Cup Qualifications – Europe – Ukraine vs Croatia – NSC Olimpiyskiy, Kiev, Ukraine – October 9, 2017 Croatia coach Zlatko Dalic before the match REUTERS/Valentyn Ogirenko/File Photo

Kroacia zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme në përballjen me Argjentinën, e dyta në grupin D të Botërorit të Rusisë, duke i dhënë një leksion të mirë futbolli skuadrës nënkampione të botës, të cilën e poshtëroi me rezultatin 3-0.

Padyshim, meritë të madhe në këtë paraqitje fantastike të Kroacisë ka edhe trajneri Zlatko Daliç.

Daliç, që kishte në duart e tij skuadrën U21 të Kroacisë përpara se të merrte drejtimin e ekipit të parë të shtetit ballkanas, është një emër i njohur edhe në futbollin shqiptar.

52-vjeçari ka qenë trajner i Dinamos në sezonin 2008-2009, kur zëvendësoi Artan Mërgjyshin, duke fituar Superkupën e Shqipërisë teksa mundi Vllazninë në finale me rezultatin 2-0.

Aventura e Daliç në klubin kryeqytetas zgjati vetëm një sezon, edhe pse kontrata e tij ishte dyvjeçare. Kjo, sepse Daliç u shkarkua në fillimin e sezonit pasardhës, pas dy humbjeve të para në kampionat, duke ia lënë vendin Shkëlqim Muçës.

Etapa te Dinamo e Tiranës sigurisht e ndihmoi atë që të fitojë eksperiencë në karrierën e tij si trajner, e Daliç po e tregon këtë edhe në Kupën e Botës, në ngjarjen më të madhe të futbollit botëror.

 

4 komente në “Daliç i Kroacisë, njeriu që fitoi trofe edhe në Shqipëri”

  1. says:

    Për Kroacin, asnjë parlament i BE-së s,’votoj për status dhe negociata., përse për ne toksikomanët Van Dick van gogh Netherlands

  2. Kellira says:

    Traplliku shqiptar qe perze nje trajner kroat se humb 2 ndeshje dhe artikulli qe mbyllet me pordhe shqiptaresh:
    “Etapa tek Dinamo ndihmoi ne karrieren…”
    Me siguri keto skemat qe perdori me Argjentinen ia kane mesuar tek Dinamo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje