RTSH-ja që ka të drejtën e transmetimi të Kampionatit Botëror vijon që të tregojë paaftësi në transmetimet e ndeshjeve të këtij kompeticionit.
Rasti më i fundit është në takimin që po luhet mes Brazilit dhe Costa Rikës ku ka ndërprerë disa herë sinjalin e ndeshjes dhe në vënd të tyre jepte reklama.
Sipas RTSH-së ndërprerja e sinjalit ka ardhur për shkak të motit të keq, ç’ka e bën më qesharake këtë justifikim duke treguar gjëndjen e mjerushme të Televizionit Publik që nuk arrin dot të garantojë të plotë transmetimet e ndeshjeve.
Një ndërprerje e shpeshtë që solli dhe acarimin e publikut shqiptar që dhe pse paguan taksë për këtë televizion nuk i ofrohet shërbimi i duhur për të ndjekur sfidat e Kampionatit Botëror.
Kujtojmë që para pak ditësh Televizioni publik shqiptar promovoi dhe disa skena të turpshme në emiosnin e tyre sportiv, ku një person u shfaq në një pikë basti me një “T-shirt me logon “Ca k..do”. (TemA)
Ka armiq të Shqipërisë që luajn në Botëror.
Kot nuk i thone RTSHurra…..