VIDEO: Brazili zgjohet në fund, fiton me vështirësi ndaj Costa Rikës

22 Qershor 2018, 16:00Sport TEMA
VIDEO: Brazili zgjohet në fund, fiton me vështirësi ndaj Costa

Philippe Coutinho bëhet sërish hero i Brazilit në ndeshjen e dytë të Grupit E kundër Kosta Rikës.

Ylli i Barcelonës ishte autori i golit që i hapi rrugë suksesit të parë dhe mjaft të rëndësishme të kombëtares “Selecao”.

Por të parët që rrezikuan në këtë takim ishin Kosta Rika me anë të mesfushorit Celso Borges por që goditja e tij shkoi jashtë.

Në minutën e 26-të brazilianët shënuan golin e parë në këtë takim me anë të Gabriel Jesus por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Një minutë më vonë Neymar tentoi por që goditja e tij u prit nga Keylor Navas.

Me gjithë rastet dhe tentativat për shënim, 45 minutat e parë të kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan pa gola.

Fraksionin e dytë të lojës brazilianët e nisën në sulm duke kërkuar golin dhe pas pesë minutave Gabriel Jesus tentoi por që goditja e tij u ndal nga shtylla.

Pesë herë kampionët e botës nuk i ndalën sulmet në drejtim të Kosta Rikës, kur në minutën e 56-të Navas ia mohoi golin Neymarit.

Ndërsa në minutën e 78-të, gjyqtari holandez Kuipers akordoi penallti për Brazilin.

Por pasi e në televizorët e VAR-in, Kuipers e anuloi vendimin e tij dhe e ndëshkoi yllin e PSG-së me karton të verdhë për simulim.

Por kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë nga fundi i ndeshjes ishte ylli katalanas, Philippe Coutinho që tentoi me një goditje por që u ndal pa problem nga Navas.

Me të filluar koha shtesë e ndeshjes, Gabriel Jesus ndali bukur topin në zonë për të goditur Coutinho i cili shënoi golin e fitores e parë të sfidës.

Por në në minutën e fundit ishte Neymar shënoi golin e dytë pas asistimit të mrekullueshëm nga Douglas Costa 2-0.

Brazili pas kësaj fitore merr kreun e Grupin E me katër pikë, ndërsa Kosta Rika mbetet e fundit pa pikë pas dy ndeshjeve.

Në ndeshjen e ardhshme të fundit në Grupin E, Brazili përballet me Serbinë, ndërsa Kosta Rika luan me Zvicrën.

Golat e ndeshjes Brazil-Kosta Rika 

Goli i shënuar nga Philippe Coutinho 

Goli i shënuar nga Neymar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje