VIDEO: Musa i siguron fitoren e parë Nigerisë, mban gjallë dhe shpresat e Argjentinës

22 Qershor 2018, 18:59Sport TEMA

Nigeria ka bërë surprizën në sfidën e sotme përballë Islandës duke marrë tre pikëshin e parë në këtë Kampionat Botëror.

Një fitore e merituar për Nigerinë të cilët triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 përballë Islandës e cila dhe pse ishte favorite për të marrë fitoren nuk arriti dot që të dilte me pikë nga ky takim.

Heroi i fitores për Nigerinë ishte sulmuesi Musa që realizoi një dopietë në pjesën e dytë të takimit.

Golin e parë Musa e shënoi në minutën e 49-të të takmit pas një kontrolli perfekt të topit brenda zonës dhe duke e dërguar mjeshtërisht në fund të rrjetës.

Dhe goli i dytë ishte mjaft i bukur ku në minutën e 75-të Musa arrin që të bëjë një aksion spektakolar duke dribluar bukur mbrojtjen dhe portierin e Islandës për të shënuar për 2-0.

Sigurdsson kishte mundësinë për të rihapur sfidën në minutën e 83-të, po gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit për të lënë në fuqi shifrat në 2-0.

Një tre pikësh i artë për Nigerinë që e bën dhe më të fortë situatën në Grupin D, ku do të pritet me ankth në sfidën e fundit për të mësuar se kush do të jetë Kombëtarja që do ti bashkohet Kroacisë në këtë grup për të siguruar kalimin në raundin tjetër.

Një fitore kjo që mban gjallë dhe shpresat e Argjentinës për të shpresuar tek kualifikimi pavarsisht humbjes turpëruese që mori në takimin e mbrëmshëm ndaj Kroacisë.

Më poshtë golat e takimit. (TemA)

Goli i parë i shënuar nga Musa

Goli i dytë i shënuar nga Musa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje