Xherdan Shaqiri “diplomat” pasi tërboi serbët: Nuk merrem me politikë...

22 Qershor 2018, 23:16Sport TEMA

Xherdan Shaqiri, i cili ishte padyshim protagonsti kryesor i sfidës së sotme, foli me pjekuri të madhe në fundin e ndeshjes, ku anashkaloi polemikat në lidhje me festimin e tij, duke treguar se nuk kanë qenë për shkaqet politike.

Shaqiri u fokusua te loja dhe deklaroi se skuadra e tij e kishte merituar fitoren.

“Nuk dua të flas për këtë, në futboll ke emocione dhe mund ta shihni çfarë bëra. Është vetëm emocion, jam shumë i lumtur që shënova. Nuk mendoj se është koha të flasim për këtë festim.

Ne kemi treguar moral të madh në këtë takim dhe e kemi merituar fitoren. Nuk është diçka e re për mua që dikush të pres nga unë për ta vendosur ndeshjen. Unë jam këtu për ndeshje të mëdha.

Luajtëm si ekip, jam shumë i lumtur që me një gol timin i jap tri pikët skuadrës.

Në fund gjilanasi foli edhe për fishkëllimat që i dhanë tifozët serbë.

“Ishte e pabesueshme ato që dëgjuam. Por ne dëshironim të bënim vetëm punën tonë dhe atë e bëmë. Nuk ishte për politikën, por për futbollin”, përfundoi Shaqiri.

5 komente në “Xherdan Shaqiri “diplomat” pasi tërboi serbët: Nuk merrem me politikë…”

  1. USA says:

    Brravo na nderut , e gjith shqiptaria ishte me ju

  2. Janullaqis Bithekiris says:

    Hahahahaha, humor i zi nga KOSOVA – bravo Xherdan! Shkijet meritojne kete edhe me teper…

    Zvicra ne finale, duam shqipen kuq e zi ne qiellin e Moskes!

  3. NjeQytetarOptimist says:

    My boy.. !! Na nerove me gjithe Xhaken qe kemi futboll.. Luani t’ju shohi bota per ato qe keni sakrifikuar dhe vetem fitore.. Good luck !!

  4. ncuq says:

    Bravo Shaqiri. Serbet kishin ardhur ne stadium me flamuj ” Kosova eshte Serbi” e bluza me fotografine e Mlladicit.

    https://bih.ba/254109-teske-provokacija-navijaca-srbije-na-tribinama-u-rusiji-slike-ratnih-zlocinaca-motivi-osudjenih-zlocinackih-pokreta

  5. HAJDUTI says:

    Kane filluar dhe bejne “propagande” per mos berjen e shqiponjess…. dhe sidomos keto jane vende si greqia e serbia…
    Berja e shqiponjes per ne shqiptaret eshte ashtu sic cdo komb theter mund te beje kryqin ose te falet..berja e shqiponjes per ne eshte shenje besimi ..ne besojme te ajo (SHQIPONJA prandaj mos te merren me besimin tone…
    Shqiptar me shqiponje Lind nuk behesh dot..dhe ky eshte shekulli shqiptareve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje