Fabregas kundër rrymës: Kristiano Ronaldo? Gola vetëm nga goditjet standarde dhe gabimet

23 Qershor 2018, 11:47Sport TEMA

Kristiano Ronaldo është një protagonist i padiskutueshëm i Botërorit të Rusisë, pasi ka shënuar 4 gola në 2 ndeshje dhe i ka dhënë 4 pikë Portugalisë, por ka edhe nga ata që mendojë ndryshe.

Çesk Fabregas, për shembull, i cili mungon te Spanja në këtë Botëror, ka një tjetër mendim për portugezin.

Duke folur për “BBC”, ai ka “çmontuar” lojtarin e Realit të Madridit:

“Po, po luan mirë, por, nëse shihet me kujdes ajo që ka bërë, ka shënuar një gol me penallti, një nga goditja e këndit, një nga goditja e dënimit dhe një nga gafa e De Geas.

Nuk mund të thuhet se ai dhe Portugalia kanë bërë një lojë me kombinime, apo kanë bërë ‘tiki-taka’ për të shkuar te goli.

Duhet t’ia japim meritat, natyrisht, por golat e tij kanë ardhur vetëm nga goditje standarde, nga topa të ndaluar, ose nga gabimet e kundërshtarit”, ka theksuar Fabregas, shkruan Vip Sport.

4 komente në “Fabregas kundër rrymës: Kristiano Ronaldo? Gola vetëm nga goditjet standarde dhe gabimet”

  1. Kris says:

    Do te shtoja edhe stimulimet qe ben kjo vajze ne moshen e adoleshences!FIFA e mbron kete njeri kot por per galat jepi hakun!

    1. Grigor says:

      O Kris
      E dallon dot simulimin nga stimulimi? Mbase gabim shtypi, por say per informacion. Ronaldon shaje say te duash se nuk e gjen gjë. Pune tifozlleku eshte. Dikush e ka qejf, dikush e ka inat, sepse mund te jetë tifoz i Mesit apo Barcelones. Pak rendesi ka.
      E rendesishme eshte te dime kuptimin e fjaleve që perdorim, se nuk Jane vetëm fjale futbolli.
      Të fala Mesit. Uroje që te beje nja Dy Tre gola me Nigerinë se ndryshe iku.

  2. says:

    Loja Portugalis është primitif

  3. arjan cani bir k...e says:

    nuk e kuptoj se si duan disa ti bejne golat..goli hyn per faj te portierit, per faj te mbrojtesit ,etj…po kur ben Mesi nga goditje denimi duhet te themi se hajd mo se me goditje denimi e beri…Fabrekas eshte ish lojtar i Barces dhe detyrimisht kerkon ta ule cr7…por mos te flasim me tifosllik..Cezarit jepi ate qe i takon Cezarit, eshte kandidat i topit te gjashte te arte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje