VIDEO: Gjermania përmbys Suedinë në frymën e fundit me një lojtar më pak

23 Qershor 2018, 21:58Sport TEMA

Gjermania ka fituar në “frymën e fundit”, duke hedhur një  hap të rëndësishëm për të kaluar në raundin tjetër të kampionatit Botëror.

Një fitore me mjaft vështirësi për gjermanët, që mundën në “Fisht Olympic Stadium” kombëtaren e Suedisë me rezultatin e ngushtë 2-1.

Të parët që kaluan në epërsi në këtë takim ishin suedezët në minutën e 32-të të takimit me anë të Toivonen, që shënoi një gol mjaft të bukur brenda zonës, duke fituar duelin me Rudiger dhe Nojer.

Por, në fillimin e pjesës së dytë do të ishte mesfushori Marko Rojs që do të barazonte rezultati,n duke konkretizuar në gol një aksion mjaft të mirë të gjermanëve.

Në minutat në vazhdim skuadra e drejtuar nga tekniku Joakim Lëv,  u mundua që të gjente golin e barazimit, por ai erdhi në sekondën e fundit fal një super goli të Toni Kroos.

Me këtë fitore Gjermania renditet në vendin e dytë me 3 pikë të grumbulluara, ndërsa Suedia mban vendin e tretë po me 3 pikë.

Më poshtë dy golat e takimit. (TemA)

Goli i shënuar nga Toivonen

Goli i shënuar nga Rojs

Goli i Kroos

 

1 komente në “VIDEO: Gjermania përmbys Suedinë në frymën e fundit me një lojtar më pak”

  1. kenga qe me mungon says:

    E permbys rezultatin me nje lojtar me pak , por nje fuqi te madhe me shume: arbitrin qe nuk dha penalltin per Suiedin, kur Boateng hodhi plasur sulmuesin suedez. Dhe loja per nje moment humbet apo fitohet. Por fuqite e medha dhe miljarderet jane te mbrojtur dhe i shtypin si miza te tjeret. Pse nuk shkoi arbitri tek monitori te shikonte ishte apo nuk ishte penallti?! Prandaj mos kerkoni drejtesi por ulni kurrizin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje