VIDEO: Meksika hedh një hap drejt kualifikimit, merr fitoren e dytë ndaj Koresë

23 Qershor 2018, 19:06Sport TEMA

Pas fitores së arritur kundër Gjermanisë, Meksika ka marrë triumfin e dytë në Kampionatin Botëror.

Meksika ka marrë tre pikë të arta në takimin e sotëm ndaj Koresë së Jugut, duke fituar me rezultatine ngushtë 2-1.

Ai që i dha epërsinë i pari Meksikës ishte sulmuesi Karlos Vela duke ekzekutar në mënyrë perfekte një 11 metërsh në minutën e 26-të duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë do të ishte sërish Meksika që do të shënonte dhe golin e dytë me anë të Hernandez.

Koreja shkurtoi rezultatin në minutën e fundit me anë të Son Heung-Min, por që vlejti sa për statisikë pasi Meksikë mori tre pikët.

Me këtë fitore Meksika ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt kualifikimit, ndërsa vëmendja është përqendruar në sfidën e mbrëmjes mes Gjermanisë dhe Suedisë. (TemA)

1 komente në “VIDEO: Meksika hedh një hap drejt kualifikimit, merr fitoren e dytë ndaj Koresë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje