"Shpërthen" Kros: Duhet të kesh b… të luash si ne, shumë do lumturoheshin nëse do eliminoheshim

24 Qershor 2018, 11:38Sport TEMA

Gjermania po e përjeton me shumë nervoizizëm këtë Botëror dhe kjo kuptohet shumë mirë nga fjalët e Toni Kros pas suksesit të djeshëm.

Mesfushori shënoi një supergol për t’u dhënë suksesin Gjermanisë, por gjithashtu iu kundërvu atyre që e kritikuan për gabimin te goli i Suedisë.

“Në përgjithësi nuk shfrytëzuam momente të lojës ku ne ishim shumë mirë. Sigurisht, goli i pësuar është në llogarinë time.

Por nëse bën 400 pasime në ndeshje, 2 nuk do të shkojnë në destinacion.

Nëse një prej tyre të çon të goli kundërshtar është budallallëk, por duhet të kesh b… të luash si ne në pjesën e dytë.

Pak kush e sheh këtë”, ishte shpërthimi i autorit të golit për “ARD”.

Sipas tij, kritikat e shumta lënë të mendohet se nuk duan që Gjermania të fitojë në këtë turne.

“Na kanë kritikuar shumë, pjesërisht edhe me të drejtë.

Të krijohet ndjesia se një numër shumë i madh njerëzish në Gjermani do të ishin të lumtur nëse ne do të eliminoheshim, por nuk është kaq e thjeshtë”, tha lojtari.

Kros, na tregoni emocionet e para pas një fitoreje të çmendur…

Çfarë të them? Mendoj se në tërësi i shfrytëzuam shumë pak fazat e ndeshjes në të cilat po luanim mirë. Në 10 minutat e para, por edhe pas barazimit dështuam që të marrim avantazhin. Pastaj e lamë lojën që të ekuilibrohet. Por ashtu siç luftuam, mendoj se e merituam.

Emocione të papërshkueshme ato në çastet e fundit…

Gëzimi është i madh. Do të na kishin kritikuar shumë. Kishim ndjesinë se shumë njerëz në Gjermani do të ishin lumturuar nëse ne do të ishim eliminuar, por nuk do t’ua bëjmë kaq të thjesht.

Duhet forcë karakteri, pasi bëtë një gabim te goli i parë dhe u ringritët në këtë mënyrë.

Natyrisht që goli i parë ishte përgjegjësi e imja. Por kur gjatë një ndeshjeje bën 400 pasime, atëherë dy nuk do të jenë të mira. Kjo ndodhi edhe me mua. Por duhet të kesh gjithashtu bo… që të luash në atë mënyrë pas gabimit. Por këtë e shohin vetëm pak veta.

Por Gjermania nuk është kualifikuar ende. Tani është edhe ndeshja e fundit kundër Koresë së Jugut.

Objektivi ynë ishte që të fitonim këtë ndeshje. Tani duhet të përmirësohemi. Nuk kemi shumë kohë dhe duhet të mundim Korenë e Jugut. Ka kombinime që ne mund të eliminohemi edhe me një fitore, kështu që duhet të bëjmë ndeshjen e duhur.

9 komente në ““Shpërthen” Kros: Duhet të kesh b… të luash si ne, shumë do lumturoheshin nëse do eliminoheshim”

  1. truku says:

    edhe ti o rrot nuk ke bythe te thuash qe ndeshjen jane te trukuara!!!
    ti bashke me te gjithe gazetaret dhe analistet sportive

  2. truku says:

    edhe ti o rrot nuk ke bythe te thuash qe ndeshjen jane te trukuara!!!!!
    ti bashke me te gjithe gazetaret dhe analistet sportive

  3. truku says:

    edhe ti o rrot nuk ke bythe te thuash qe ndeshjen jane te trukuara!!!!!
    ti bashke me te gjithe gazetaret dhe analistet sportive
    ka vetem nje kundershtar dhe ai eshte bastexhiu qe le lesht ne baste

  4. truku says:

    edhe ti o rrot nuk ke bythe te thuash qe ndeshjen jane te trukuara!!!!!!!!
    ti bashke me te gjithe gazetaret dhe analistet sportive
    ka vetem nje kundershtar dhe ai eshte bastexhiu qe le lesht ne baste

  5. truku says:

    edhe ti o rrot nuk ke bythe te thuash qe ndeshjen jane te trukuara!!!!!!!!!!
    ti bashke me te gjithe gazetaret dhe analistet sportive
    ka vetem nje kundershtar dhe ai eshte bastexhiu qe le lesht ne baste

  6. truku says:

    edhe ti o rrot nuk ke bythe te thuash qe ndeshjen jane te trukuara!!!!!!!!!!
    ti bashke me te gjithe gazetaret dhe analistet sportive
    ka vetem nje kundershtar dhe ai eshte bastexhiu qe le lesht ne baste
    ja shih keta te temes qe as postimin nuk len

  7. truku says:

    edhe ti o rrot nuk ke bythe te thuash qe ndeshjen jane te trukuara!!!!!!!!!!!!
    ti bashke me te gjithe gazetaret dhe analistet sportive
    ka vetem nje kundershtar dhe ai eshte bastexhiu qe le lesht ne baste
    ja shih keta te temes qe as postimin nuk len

  8. says:

    Provokoi goditje në minutën e 99

  9. DinPaku says:

    Ore Mero, po si nuk e shikon ndonjëherë këtë moderatorin që kontrollon komentet që postohen këtu. Shumë herë nuk poston komente fare normale, siç ka ndodhur edhe me disa komente të mia, dhe poston të njëjtin koment si ky i mësipërmi, 7 here. C’kuptim ka kjo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje