“Shqiponja” e Xhakës dhe Shaqirit, reagon Duka: Kërkesa e Serbisë për nisjen e hetimeve qesharake dhe primitive

24 Qershor 2018, 18:02Sport TEMA

Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka ka reaguar vetëm pak orë pasi Serbia dërgoi një kërkesë në FIFA, ku kërkonte të dënoheshin dy futbollistët e Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri  vetëm pasi bënë shqiponjën me duar.

Në reagimin e tij, Duka thekson se në botërorë ka mënyra shumë të veçanta të festimeve të lojtarëve, dhe Xhaka e Shaqiri gjetën mënyrën e tyre për të festuar.

“Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive”- thotë Duka.

Reagimi i presidentit të FSHF-së

Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave.

Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi.

 Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive.

Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd! (TemA)

4 komente në ““Shqiponja” e Xhakës dhe Shaqirit, reagon Duka: Kërkesa e Serbisë për nisjen e hetimeve qesharake dhe primitive”

  1. Qerosi says:

    Shit nej ndeshje ti se e ke kismet.

  2. says:

    Serbia bën mirë të shkoj lojtarët e saj pasi Brazili do i bëj spectacle.

  3. Sit back and relaks₩ says:

    E megjithate Shqiponja do flututroje gjithmone e kudo ku ka Shqiptare qe e kane shqiperine ne zemer pamvaresisht se cfare bluze mbajne veshur, e pamvaresisht cfare mendon fifa, uefa, okb apo alienet qe kemi per fqinj. Nqs ne do ta demonstrojme ate simbol kudo e gjithmone ath fifa uefa e kushdo tjeter do dorezohen sepse realiteti eshte realitet.
    Eshte alogjike te ndalosh simbolin e shqiponjes prej lojtareve e te lejosh ta bejne tifozet apo te valevitet ne ndeshjet zyrtare te shqiperise.
    Nqs fifa denon shaqirin e xhaken ajo duhet te denoje edhe miliona shqiptare qe e bejne ate simbol ne stadiume, duhet te denoje edhe shqiperine dhe kombetaren e saj, keto jane idiotlleqe qe duhet te marrin fund.
    Kryeministri i Shqiperise, nqs fifa ndeshkon shaqirin e xhaken duhet ti dergoje leter proteste fifas per perdhosje nga ana e fifas te simboleve kombetare, per diskriminim te simboleve legjitime te nje vendi sovran, simbole qe shqiperia i shfaq ne cdo ndeshje te kombetares se saj pa asnje problem per fifa dhe tjetra shaqiri e xhaka duhet te hedhin ne gjyq fifa per shkelje te te drejtave te njeriut, per ndalim te shprehjes nepermjet simbolikes. Thats it, se ka idiote qe ju vret syte shqiponja dhe e kuqja nuk duhet te marrosen te gjithe. Bile do i propozoja KM qe ne hyrje te stadiumit te ri kombetar te skalitet nje monument i dy dyarve qe simbolizojne shqiponjen, nqs KM nuk pranon ath te mblidhen firmat ne gjithe shwiperine ne nje peticion drejtuar KM. Kjo do ishte pergjigja me e mire ndaj kujtdo qe mendon se intimidon shqiptaret me gjoba apo ndeshkime..,

  4. Don Duka says:

    O Duke dergo ne FIFA kerkese per denimin e Serbise. Tifozet serbe kendonin ” Vrisni Shqiptaret”. Pse nuk mbron kombin ligjerisht por merresh me deklarata boshe pa kurrfare vlere? Te njejten gje duhet te beje dhe federata e Kosoves. Serbet brohorisnin ” Kosova eshte Serbi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje