VIDEO: Anglia “çmonton” Panamanë dhe siguron kualifikimin

24 Qershor 2018, 15:55Sport TEMA

Anglia ka bërë fitoren më të thellë në këtë kampionat Botëror duke mundur në sfidën e dytë ekipin e Panamasë.

“Tre Luanët” triumfuan me rezultatin e thellë 6-1, sfidë e vlefshme për Grupin G duke siguraur dhe kualifikimin për në raundin tjetër të Botërorit së bashku me Belgjikën.

Vetë rezultati i takimit flet për një sfidë spektakolare të zhvilluar nga ana e Kombëtares angleze e cila e dominoi totalisht takimit përballë një Panamaje që ishte e pafuqishme përballë sulmeve perfekte të anglezëve

Dy gola të shënuar nga Stone dhe Harry Kane dhe Lingard mbyllën 45 minutat e parë me rezultatin e thellë 5-0.

Edhe 45-minuatat e dyta do të dhuronin të tjerë gola ku Kane shënoi të gjashtin për Anglinë dhe të tretin personal në këtë sfidë, ndërsa  Baloy shënoi golin e nderit për Panamanë në minutën e fundit të sfidës.

Me këtë sukses Anglia ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve po aq sa ka dhe Belgjika që kanë siguruar kalimin për në fazën tjetër.

Më poshtë golat e takimit. (TemA)

Goli i Stones

Goli i Kane

Goli i Lingard

Goli i Stones

Goli i Kanes

Goli i Kanes

Goli i Baloy

1 komente në “VIDEO: Anglia “çmonton” Panamanë dhe siguron kualifikimin”

  1. says:

    Brazili do e ketë të vështirë fitoren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje