FIFA ka nisur hetim disiplinor për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin pasi festuan duke bërë shqiponjën në ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Serbisë.
Nuk dihet nëse vendimi i FIFA-s do të jetë që t’i dënojë me një skualifikim apo vetëm me një gjobë, ndërkohë që Zvicra do të luajë ditën e mërkurë ndeshjen e tretë në grup ndaj Kosta Rikës.
Presidenti i Federatës Zviceriane të Futbollit, Peter Gilieron, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se një dënim i mundshëm për Shaqirin dhe Xhakën do të ishte një goditje e rëndë për ekipin.
Vendimi i FIFA-s për dy lojtarët e përfaqësueses së Zvicrës do të merret brenda ditës së hënë.
“Është një procedurë disiplinore e FIFA-s dhe presim që vendimi të jetë pozitiv për ne. Një dënim i mundshëm i dy lojtarëve do të ishte një goditje e rëndë për Zvicrën. Nuk kemi diskutuar si do të reagojmë, nëse do të ketë dënim.
Kapiteni ka qëndruar para ekipit, që në këtë moment është shumë i bashkuar. Madje, kjo histori do të na bëjë edhe më solidarë. Barazimi me Brazilin dhe fitorja me Serbinë janë shenja të pjekurisë së skuadrës tonë.
Trajneri Petkoviç ka bërë një punë të mirë, ai e ka lidhur shumë mirë grupin. Është shumë i rëndësishëm për skuadrën”, u shpreh presidenti i Federatës së Zvicrës. (TemA)
Zvicra duhet të kënaqet me fitoren., po vazhdoj ti destabilizoj, do e ketë të vështirë në të arrdhmen
Ateher i bie qe sa here bejne kryqin lojtaret kur futen ne fushe apo kur bejne dhe gol te na ofendohen mysulmanet FIFA ti flase mendjes dhe mos te bjere preh e mentalitetit ballkanas dhe sidomos e nacionalizmit serb se per kete nacionalizem u vrane mijera njerez
O Zaho , po cpyet , dava kokcepesh greke dhe serbe , vetem ata kujtojne se jane ne qendren e botes , e bela e madhe , na mbyten bajgaracet serbe dhe greke qe kujtojne se jane shume te civilizuar ………e thame koke me cepa …..
Do ishte denimi me qesharak i historise se futbollit. Si dhe nje precedent sherri per gjithçka te pranishme ne nje ndeshje: gjeste me duar, kembe te lojtareve; veshje dhe parulla si dhe flamuj te tifozeve. Asgje s’do te perjashtohej.
Shenja e simbolit kombetar nuk mund te ndeshkohet vetem se u sjell dhembje fqinjeve shoviniste – nuk eshte e shkruar asgjekundi!
FALEMNDERIT virtuozët e futbollit XHAKA e SHAQIRI! Na keni dhuruar një ndër kënaqësitë më të mëdha kombëtare ahere.
Bombardimi më shkatërrues për serbët. U keni shkaktuar shovenistëve serbë plagë të pashërueshme.
Rrofshi e qofshi sa malet!
Faljani kete radhe,i kane kembet e mira,por koken me copa kari.Sporti eshte feste jo urrejtje.
Mos i ngaterro me janulle peden dhe trimat e tij te tastieres, qe thithin kar, hane kar e enderrojne kar!
Helaq hesapi!
Qyshkur qenkerka futur ne kategorine e krimeve,shkeljeve e fyerjeve nacionaliste deklarimi publik nga ana e futbollisteve i perkatesise se tyre etnike? Apo qyshkur shqiptaret munden Serbine faqe gjithe botes ,dhe ajo nuk mund ta kaperdije dot kete ?Futbolli boteror eshte i mbushur me lloj lloj gjestesh e simbolesh ne raste te tilla,dhe kurre nuk eshte ankuar kush per keto. Atehere denoni brazilianet kur kercejne ne fushe samba, denoni afrikanet kur deshmojne vallzimin e tyre tradicional,fundja denoni dhe Montelen qe bente avionin sikurse keta qe bene shqiponjen!
Lojtaret jane te lire te bejne gjeste – me perjashtim te disa qe kane kuptim historik dhe fyes si psh pershendeja naziste !!! Ose gishti i mesit eh…aty po sdrugohen arbitrat keta merren me gjeste.