Kur ka kaluar 1/3-ta e Kupës së Botës ende askush nuk mund të përcaktojë se cilat skuadra do t’i shkojnë deri në fund turneut.
Gjigandët e futbollit Botëror, si Gjermania, Argjentina e Brazili kanë hasur në vështirësi, ndërkohë që edhe Franca pavarësisht se ka fituar nuk është paraqitur në mënyrën më të mirë të mundshme, në këtë situatë dritat e skënës kanë shkuar për 3 përfaqësuese që nuk konsiderohen favorite, megjithatë të ëndërrosh nuk kushton asgjë.
Belgjika e stilit “tiki-taka” është argëtuese,tekniku Martinez ka vendosur të aplikojë një skemë loje me shumë lojtarë me tipare sulmuese.
Hazard, Mertens, Lukaku, De Bruyne e Carrasco janë të gjithë futbollistë që parapëlqejnë fazën ofensive dhe deri më tani kjo mënyrë ka rezultuar efikase.
8 gola të shënuar në dy ndeshje, natyrisht kundërshtarët nuk kanë qënë të një shkallë të pakalueshme vështirësie, por gjithsesi sinjali është i qartë dhe Belgjika është një ekip që jo vetëm do ti hapë punë çdo kundërshtari, por mund të synojë të shkojë deri në gjysmë-finale e më pas…. ku i dihet.
Kroacia është më e ekulibruar, trajneri Dalic nuk e ka tepruar me lojtarët sulmues dhe në ndryshim nga Belgjika ka një mbrojtje më solide, këtë e tregon edhe fakti që kroatët ende nuk kanë pësuar asnjë gol në këtë Botëror, madje Subasic nuk është se është lodhur shumë për ta mbajtur të paprekur portën e tij.
Në Kroaci ende kujtojnë me nostaligji Botërorin e 1998-ës, por kjo skuadër i ka të gjitha mundësitë të bëjë të harrohen Davor Suker, Zvone Boban, Bilic e Prosinecki.
Rusia nuk ka yjet e belgve e kroatëve por ka mbështetjen e një publiku që ëndërron rikthimin në nivele të larta.
Koreja e Jugut në vitin 2002 në Botërorin e shtëpisë shkoi deri në gjysmë-finale me një skuadër kompakte por modeste, rusët me pak fat mund të përsërisin të njëjtën mrekulli.
I dim të gjitha.