Douglas Moreton është emri i një tifozi britanik nga Bristol që u bë protagonist i një ‘odiseje’ të vërtetë. Ai udhëtoi rreth 9 orë për drejt Rusisë për të ndjekur ndeshjen mes Anglisë e Panamasë në Novgorod, por çudia qëndron në faktin se në momentin që mbërriti kuptoi se e kishte harruar biletën për të hyrë në stadium në shtëpinë e tij në Bristol.
Ai që mendoi të ndërhyjë për të ardhur në ndihmë të Douglas Moreton ishte Dan Howells, gazetar i televizionit britanik ITV, që nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale bëri apelin që u publikua edhe në median britanike.
‘Ky është Douglas. U takuam me të pranë stadiumit dhe kuptoi se kishte lënë biletën e tij në shtëpi. Nëse dikush na ndihmon të gjejmë një të tillë, na njoftoni”, shkruante në postimin e tij, Dan Hoëells.
Kaq mjaftoi dhe njerëzit nisën të lëvizin për të ndihmuar Douglas Moreton.
Por kur agjencia e udhëtimit Sport Opinions, e specializuar për eventet sportive, arriti të gjejë një biletë, ishte vetë tifozi që u zhduk nga qarkullimi, shkruan TCH.
Atëherë Dan Howells bëri apelin tjetër.
‘Kemi një biletë për Douglasin, por më parë duhet ta gjejmë.
Nëse e shihni thuajini që të shkojë te recepsioni i hotelit të tij sa më shpejt se i kam lënë një mesazh’.
Por fati nuk ishte me Douglas Moreton, që përshkoi 3200 km për të ardhur në Rusi, por nuk mundi të shohë fitoren e madhe të Anglisë, pasi shkoi në hotel 40 minuta para ndeshjes.
Kështu që nuk mund të shkonte në kohë në stadium për të marrë biletën.
Po ai lumemadhi duket qe ja ka ngrene kaposhi qurret. C’jane lodhur kot me te shkretin…