Në morinë e reagimeve patetike në Shqipëri, për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, ka reaguar edhe Armand Duka.
Njeriu prej të cilët këtë dy futbollistë nuk luajnë sot për Kombëtaren e Shqipërisë.
Në një periudhë kur futbolli shqiptar është në një krizë të thellë, me ekipin kampion të dënuar me 10 vjet përjashtim për trukimet, me një Superligë të manipuluar dhe me një Kombëtare në një situatë të vështirë, Armand Duka ka gjetur kohë të marrë në mbrojtje Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.
Ai e quan vendimin e FIFA-s për hetimin e tyre, si primitiv.
“Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave.
Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës.
Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive.
Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd”, shkruan ai.
Dukës i pëlqen të shfaqet edhe si “babai i kombit”, po do të bënte mirë të merret me këtë futbollin shqiptar, që ka degraduar ditë pas dite.(TemA)
SI PASKA DALE ARMANDO DUKA NE MBOJTJE TE SHAQIRIT DHE XHKATES KU VETE DUKA I LARGOJ NGA KOMBETARJA DUKE I KERKUAR NGA 100 MIJE Eu SECILIT PREJ TYRE QE KERKUAN TE FUTEN NE KOMBETAREN TONE. DUKA FETYRA ME E NDYTE E FUTBOLLIT SHQIPTAR, korrupsioni i gjalle i futbollit