Batistuta: Kritikat ndaj Messit nuk kanë kuptim. Ai është më i miri në histori

25 Qershor 2018, 11:57Sport TEMA

Argjentina nuk po ka një moment të mirë.

Pas barazimit 1-1 kundër Islandës dhe humbjes 3-0 kundër Kroacisë, trajneri Jorge Sampaoli është kritikuar nga të gjithë, përfshirë edhe lojtarët e tij.

Edhe Leo Messi ishte në qendër të ciklonit. Në fakt, shumë prisnin më tepër nga kampioni i Barcelonës.

Sidoqoftë, për të mbrojtur pesë herë fituesin e “Topit të Artë” ka menduar Gabriel Batistuta, ish-sulmuesi qendror i “Seleccion”.

Ai pati disa fjalë mbi performancën e Albiceleste, shkruan Telesport. I vendosur në Firence, në “Piazza Santa Croce” për të marrë pjesë në finalen e futbollit historik, Batistuta tha:

“Sigurisht, unë do të kisha preferuar një tjetër Kupë Bote për Argjentinën.

Të gjithë jemi të zhgënjyer, por ende nuk është mbyllur gjithçka. Në futboll kurrë nuk i dihet.

Ende kemi një shans të fundit, le të shohim se çfarë do të ndodhë.

A mund t’i jap disa këshilla Messit? Çfarë mund t’i them lojtarit më të mirë në histori? Leo është një lojtar i madh, kritikat ndaj tij nuk kanë kuptim, – tha Batistuta, i cili më pas ka vazhduar duke folur për mundësinë e të stërviturit të Argjentinës prej tij:

“Unë jam duke ndjekur kursin e trajnerit në “Coverciano”, më shumë nga kurioziteti dhe për të mësuar diçka të re. Pastaj, se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, do të shohim”.

1 komente në “Batistuta: Kritikat ndaj Messit nuk kanë kuptim. Ai është më i miri në histori”

  1. Tifozi says:

    Me i miri ne histori? Shko more IDIOT, po per LEGJENDARIN, Maradona pse nuk flet nje fjale, sigurisht qe Mesi eshte me i miri i historise, por ke Barcelona po JO me i miri ne histori te Argjentines. I duhet shume per te arritur nivelin e Maradones, te cilit mos ja hani hakun, se ska lene gje pa bere dhe ja ku eshte sot e kesaj dite si kokrra e molles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje