Në Brazil janë të çmendur, pije falas kur rrëzohet Nejmari

25 Qershor 2018, 13:50Sport TEMA

Ndoshta mund të duket shumë e çuditshme, por në Brazil kanë të drejtë të festojnë tifozët kur Nejmari të rrëzohet në ndeshjen e fundit në grupe ndaj Serbisë.

Një lokal në Rio de Zhaneiro, ka bërë një premtim për të gjithë tifozët.

Sa herë që ylli brazilian Nejmar të rrëzohet gjatë lojës, të gjithë të pranishmit do të përfitojnë nga një pijë alkoolike falas.

Kjo ofertë e lokalit, vjen nga reagimet antisportive që Nejmari bëri në ndeshjen e fundit të Brazilit, ku “seleçao” arriti të fitonte me vështirësi ndaj Kosta Rikës me shifrat 2-0.

Nejmari u rrëzua shpesh herë pa qenë nevoja, duke pretenduar për faulle të paqena, gjë e cila e futi në “luftë” me gjyqtarin e ndeshjes Kupiers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje