Ja cilët janë yjet që nuk shkëlqejnë dot në Rusi 2018

25 Qershor 2018, 16:47Sport TEMA

Futbolli është një sport kolektiv dhe për të shkuar tek suksesi nuk mjafton të kesh në skuadër më të mirin në botë ose një nga më të mirët.

Ky kampionat Botëror po vërteton më së miri diçka të tillë me Lionel Messin që ka përfunduar në qendër të vullkanit.

5 herë Topi i Artë nuk po arrin të udhëheqë Argjentinën aq sa vijojnë dyshimet nëse pleshti ka po të njëjtën dëshirë për të luajtur dhe fituar me kombëtaren ashtu si me Barcelonën.

Megjithatë Leo nuk është i vetmi në këtë kampionat Botëror që me statusin e superyllit nuk po arrin të ndihmojë ekipin.

Për të qëndruar në Amerikën Latine janë disa futbollistë të cilët kanë figuruar si të stonuar në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve. Uruguai ka dyshen sulmuese më të mirë në këtë kampionat botëror Luis Suarez–Edinson Cavani. Përtej prithsmërive në 180 minutat e para është shënuar vetëm një gol nga Suarez ndaj Arabisë Saudite, ndërsa fitoren në sfidën hapëse ndaj Egjiptit ia dha një mbrojtës, Jose Maria Gimenez.

Neymar pritej të ishte ylli i këtij Botërori, por deri më tani njeriu më deçiziv tek pentakampeonët po rezulton Philipe Coutinho.

Sulmuesi i PSG arriti të zhbllokohej në minutën e fundit të shtesës ndaj Kosta Rikës, por loja e tij dhe sidomos finalizimi në portën kundërshtare e kanë bërë të përfundojë në qendër të kritikave.

Kampionët e botës, Gjermania ishte shumë pranë turpërimit dhe vetëm një gol në sekondat e fundit nga Toni Kroos i dha shpresë për të vijuar më tej.

Në bankën e të akuzuarve për paraqitjen e dobët kanë përfunduar yjet e skaudrës, Mesut Ozil, Thomas Muller dhe Jerome Boateng. Të tre lojtarët shikoheshin si boshti i skuadrës megjithatë kanë rezultuar një zhgënjim në 180 minutat e para. Të kesh në skuadër një sulmues që realizon mesatarisht 40 gola në sezon në të gjitha kompeticionet, është një garanci për repartin e sulmit.

Megjithatë tek polonia kjo nuk ka ndodhur me Robert Lewandowskin që ende nuk ka shënuar golin e parë në Botëror, ndërsa polakët në 2 ndeshje kanë shënuar vetëm një herë ndaj Senegalit me Krychoviak.

Këto shembuj janë treguesi më i mirë që në kompeticion si Botërori yjet nuk të garantojnë suksesin, por brenda një grupi që funksionon në perfeksion yjet mund të qëndrojnë më lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje