Mbyllet ndeshja Iran-Portugali me rezultatin 1-1. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

25 Qershor 2018, 21:51Sport TEMA
Mbyllet ndeshja Iran-Portugali me rezultatin 1-1. Të gjithë golat dhe

Një sfidë që pritet të dhurojë mjaft emocione edhe pse Portugalia është favorite për të kaluar për në fazën tjetër, por Irani do të tentojë të bëjë një mrekulli.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare:

Irani: Beiranvand, Haji Safi, Ezatolahi, Pouraliganji, Omid, Amiri, Mehdi, Jahanbakhsh, Hoseini, Sardar, Ramin

Portugalia: Rui Patricio, Pepe, Rafael, Fonte, Zhoao Mario, Uilliam, Kuaresma, Sedrik, Adrien, Ronaldo, Andre Silva

GOL! Irani barazon rezultatin me anë të Ansarifard që shënoi nga pika e bardhë e pentalltisë

Minuta 71′, Irani i afrohet golit të barazimit me Sardar që godet rrezikshëm nga jashtë zone, por topi i tij përfundon ngjitur me shtyllën

Minuta 52′, Kristiano Ronaldo humbet një rast të artë për të dyfishuar rezultatin duke gabuar pika e 11 metërshit që u vendos nga VAR dhe u prit nga portieri iraninan

GOL! Portugalia zhbllokon rezultatin duke kaluar në epërsi me anë të një super goli të Kuaresma

Minuta 33′, Irani shumë pranë golit me anë të Ezatolahi që rrezikon me një goditje me kokë brenda zonës, por pret Rui Patricio

Minuta 8′, Zhoao Mario nuk arrin dot që të përfitojë nga një keqkuptim në mbrojtjen iraninane mes portierit Beiranvand dhe Ezatolahi, ku me portën e biashtisur e dërgon topin mbi kuadrat

Minuta 2′, Kristiano Ronaldo krijon rastin e parë të rrezikshëm të takimit duke rreziuar me një goditje të fortë brenda zonës, por që shkon në duart e portierit Beiranvand

Starton sfida mes Iranit dhe Portuaglisë nën një atmosferë fantastike të krijuar në “Mordovia Arena”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje