Më i vjetër edhe se tre trajnerë të Botërorit, portieri i Egjiptit vendos rekordin absolut

25 Qershor 2018, 19:03Sport TEMA

Megjithëse është ekip i eliminuar nga Kupa e Botës, Egjipti ka hyrë në listën e rekordeve të këtij turneu, falë portierit të tyre Essam El-Hadary.

Kjo pasi gardiani 45-vjeçar është futbollisti më i vjetër që ka luajtur në një turne të këtij niveli.

Por pavarësisht moshës, ai ka marrë rolin e protagonistit ndaj Arabisë Saudite, duke pritur një penallti në minutën e 41 dhe duke u kthyer në futbollistin e ndeshjes me pritjet e kryera gjatë gjithë takimit.

Statistikat për tu nënvizuar mbi këtë portier janë nga më të ndryshmet, teksa tre trajnerë të Botërorit janë më të rinj se Essam El-Hadary, ku duhet të përmendim teknikët Roberto Martinez, Mladen Krstajic dhe Aliou Cisse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje