Gjermanët tallen me Brazilin, në pritje të përballjes së afërt

25 Qershor 2018, 19:30Sport TEMA

Edhe pse jemi ende disa ditë larg 8 korrikut, atëherë do të mbushen ekzaktësisht 4 vite që prej fitores historike 7-1 të Gjermanisë përballë të zotëve të shtëpisë së Kupës së Botës, edicioni 2014, Brazilit.

Në kujtim të asaj superndeshjeje, e futur në histori me termin “Mineirazo”, një kompani gjermane ka nxjerrë në shitje një pako speciale salçiçesh. Janë 8 të tilla në total, 7 të bardha dhe një në ngjyrë të kuqërremtë, shoqëruar edhe me flamujt respektivë të dy kombëtareve dhe rezultatin e asaj ndeshjeje.

Çmimi i kësaj pakoje me salçiçe është vetëm 4 euro. Në rrjetet sociale ka shpërthyer një ironi e tillë, veçanërisht për ngjyrat, 7 të bardhat që korrespondojnë me 7 golat e gjermanëve ndaj Brazilit, si dhe një në ngjyrë të kuqërremtë, për golin e vetëm të “Seleçao”-s në atë takim.

“Grillido”, kompania e drejtuar nga dy të rinj gjermanë, ka mohuar se pas këtij lloj paketimi fshihen qëllime raciste, teksa kanë mbështetur faktin se ndryshimi i ngjyrave ka të bëjë edhe me shijen, sipas tyre.

“Ngjyra ka të bëjë me përbërësit, salçiçja braziliane është prej viçi, ndërsa ato gjermanet janë prej derri dhe proshute të tymosur”.

Megjithatë, ndaj kësaj ironie mund të jepet një verdikt në fushën e lojës. Brazili duket i destinuar të fitojë vendin e parë në grupin e tij, ndërsa Gjermania vështirë se mund të shkojë përtej vendit të dytë në grupin respektiv, duke bërë që në fazën e 1/8-ave të ketë një përballje të menjëhershme të denjë për një finale të madhe.

Aty, Brazili do të ketë mundësinë “të hakmerret”, ndërsa Gjermania do të tentojë gjithçka në rrugëtimin e tij për t’u rikonfirmuar kampion i botës.(TCH)

3 komente në “Gjermanët tallen me Brazilin, në pritje të përballjes së afërt”

  1. enter"" says:

    Dhjefsha Gjermanine. Shpresoj te eleminohen. Edhe me Suedine u favorizuan nga arbitrat e ndyre,

  2. Al says:

    Provokacja! Tua kishit bere serbeve kete shaka do ju kishin cuar ne Hage me pretendimin se ata nuk I pelqejne salcicet (gjasme)

  3. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ne ndeshjen Gjermani-Suedi , pse nuk u perdor VAR-I ne rastin e penalltise se dyshuar per suedezet ? Apo VAR-ja ?

    Po ne ndeshjen Brazil-Zvicer perse nuk u perdor VAR-I ne rastin e golit me faull te Zvicres dhe penalltise se dyshuar per Brazilin ? Apo VAR-ja ?

    Mesa duket , kur i do qejfi FIFA-s kemi VAR , kur nuk i do kemi VAR-ja .

    —-

    Sa per mundesine e perballjes Brazil-Gjermani , Brazili duket me probleme sepse Neymar dhe Cutinjo kane nga 1 te verdhe dhe po moren edhe 1 tjeter ne ndeshjen me Serbine , nuk luajne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje