Emri i Harry Kane tingëllon shumë si fjala angleze “Hurricane” që në shpip përkthehet “uragan”, një fenomen natyror që shkatërron gjithçka që gjen përpara dhe një fenomen natyror është edhe kapiteni i Anglisë.
Vetëm 24-vjeç por e ka merituar plotësisht atë shirit sepse është njeriu që po udhëheq anglezët në të gjitha drejtimet. I fortë fizikisht, qetësia e denjë për një snajper, saktësia e një kirurgu dhe nuhatja e Superpipo Inzaghit. Ngjitja në maja nuk ka qënë e thjeshtë për goleadorin e Tottenhamit.
Sezonin që i parapriu Botërorit të Brazilit, ai endej në kategoritë e ulëta angleze mes Norëich e Leicester City që asokohe luante në Championship, golat e shënuar nga sulmuesi ishin vetëm 2, sot 4 vite më vonë “rosaku i shëmtuar” është shnderruar në një mjelmë ose më mirë në një luan.
Në krye të armatës së Gareth Southgate është pikërisht Harry Kane, 5 herë ka gjetur rrugën e rrjetës në Rusi më mirë se ai deri më tani askush, futbollisti i 3-të në historinë e Anglisë që realizon një tregolësh në Botëror. Sigurisht për të gjunjëzuar Tunizinë dhe Panamanë mjaftonte një shi veror, dhe “uragani” Kane duhet të vërtetojë forcën e pakufijshme që disponon kundër rivalëve me themele shumë më të qëndrueshme, megjithatë aftësitë e bomberit mund të thërrmojnë çdo skuadër.
Botërori i parë dhe i fundit i fituar nga Anglia është shumë larg, “I have a dream” është sllogani i famshëm i amerikanit Martin Luther King Jr, “I have a dream” këndojnë sot të gjithë anglezët”.
Harry Kane e sheh veten përpara mbretëreshës duke u pagëzuar me titullin kalorsiak “Sir”, megjithatë më shumë se gjithçka sheh ditë-natë Kupën e Botës dhe projekton imazhin e tij me trofeun më të rëndësishëm në futboll.(SS)
DERI NE KETO MOMENTE ANGLIA KALUAJTUR KUNDER SKUADRAVE DILETANTE. DO TA SHIKOJME ANGLINE KUR TE LUAJE KUNDER BELGJIKES.
TE LUMTE PENA.FJALA JOTE NE VESH TE PERENDISE.