VIDEO: Messi dhe Rojo nderojnë Argjentinën, sfidojnë Francën në fazën tjetër. Kroacia triumfon ndaj Islandës

26 Qershor 2018, 21:59Sport TEMA

Argjentina ka arritur që të kualifikohet për në raundin tjetër të kampionatit Botëror duke shmangur një eleminm të mundshëm që në fazën e grupeve.

Një kualifikim dramatik për argjentinasit që e fituan duelin kundër Nigerisë në minutat e fundit të sfidës, që i dha mundësinë që të vijojnë të jenë pjesë e Botërorit.

Nigerianët edhe pse u munduan deri në minutat e fundit për të marrë një barazim që do tu jepte kualifikimin nuk arritën dot që ta ruanin barazimin, pasi goli i Rojos i nxorri ata jashtë Kampionatit Botëror.

Lionel Messi shënoi golin e parë për Argjentinën në minutën e 14-të të takimit që ishte dhe goli i tij i parë në këtë Botëror duke shënuar në mënyurë spektakolare.

Por, me fillimin e pjesës së dytë Nigeria befasoi Argjentinën duke barazuar rezultatin me anë të një 11 metërshi që u shëndërrua në gol Moses.

Goli i kualifkimit për Argjentiënë do të vinte katër minuta përpara përfundimit të sfidës me anë Rojos që u tregua i saktë në gjuajtjen e tij brenda zonës duke shpërthyer në festë Argjentinën që u kualifikuar për në fazën tjetër.

Ndërkohë, në takimin tjetër Kroacia triumfoi me rezultatin 2-1 Islandën.

Kroatët e mbyllun me pikë të plota Grupin D, pas tre fitoreve të marra.

Golat për kroatët u shënuan nga ana e Badlej dhe Perisic, ndërsa për Islandën e shënoi Sigurdsson.

Në këtë mënyrë në fazën tjetër Argjentina do të përballet me Francën, ndërsa Kroacia do të luajë kundër Danimarkës.

Më poshtë golat e sfidës Nigeri-Argjentinë.

Goli i shënuar nga Messi

Goli i shënuar nga Moses

Goli i shënuar nga Rojo

1 komente në “VIDEO: Messi dhe Rojo nderojnë Argjentinën, sfidojnë Francën në fazën tjetër. Kroacia triumfon ndaj Islandës”

  1. enter"" says:

    TURP kualifikimi I Argjentines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje