VIDEO/ Detaji: Jo Basha, por Jozefina Topalli me Ramën në kartolinën e KE-së. Çka dashur të thotë Brukseli?

27 Qershor 2018, 18:24Politika TEMA

Në një spot të përgatitur nga KE lidhur me hapjen e negociatave, e përcjellë për publikun edhe nga kryeministri Rama nëpërmjet një statusi, në 38 sekonda hasen vetëm dy frymorë politikë shqiptarë, të cilët janë dhe preludi i mesazhit: Edi Rama dhe…Jozefina Topalli.

Kjo e fundit shfaqet nga mesi i videos, cilësuar si kartolinë nga Rama, ku në strishën nën bustin e saj lexohet: “Shqipëria bëri zgjedhjen e qartë për të ndjekur rrugën drejt BE-së”.

Po pse është zgjedhur pikërisht znj. Topalli për t’u lidhur vizualisht me këtë kumt?

Lexohet qartë në këtë zgjedhje një lloj sajdisje europiane ndaj opozitës, për t’ja njohur dhe asaj meritat e rrugës së integrimit.

Po pse me znj. Topalli si përfaqsuese e jo z.Basha, kreun aktual të PD-së, ndërkohë që ish-gruaja e fuqishme e demokratëve nuk është më aktive në politikë?

Mund të ishte vendosur dhe znj.Bregu, përfaqësuesja simbol e PD-së në kauzën europiane.

Por gjithsesi, parë me etikën e ekuivalencës politike, duhej të ishte kryetari Basha.

Vështirë të besohet se ka qenë një pakujdesi, pasi nëse materiali është kuruar në Bruksel, çdo detaj shikohet me lupë dhe mirëpërzgjidhet.

Kështu që mbetet, referuar kodeve të gjuhës politike, që vendosja e znj.Topalli të përmbajë një mesazh, shkruan Tesheshi.com. Njëri është fshikullimi i z.Basha, e tjetri mospajtimi me faktin se figura si Jozefina Topalli duheshin mënjanuar.

Kjo e fundit, përveçse një përfaqësuese e kulluar e së djathtës dhe me profil të pakopromentuar politik, ishte dhe një ithtare e zellshme e diplomacisë integruese gjatë kohës që drejtoi Kuvendin shqiptar.

9 komente në “VIDEO/ Detaji: Jo Basha, por Jozefina Topalli me Ramën në kartolinën e KE-së. Çka dashur të thotë Brukseli?”

  1. ilo says:

    Bravo Endri Fuga,
    shume spot i bukur.

    1. Gashi says:

      Ili po nuk ishte tona kjo vidjo por nga Europa o idjot meresh dhe me lolitike

  2. Goni says:

    Ha MUT nashi, Lul Basha !!!

  3. maja says:

    Mos na hapni zorret o gazetar pa emer me zonjen …kodra mbas bregut !!!

  4. Nasja says:

    PO HA MUT NASHI, LUL-BABALJA!??

  5. LOKU says:

    ??????????????????????????????????????

  6. edmond says:

    mbani mend, neser deklarata e PD: Rama ka paguar per te hequr Bashen nga spoti!

  7. Alban Dega says:

    Mendime me gjuhen e fakteve

    NJE OPOZITE MAKABER KOBEZEZE …

    – Sali Berisha nuk eshte ilaci as doktori, por vete virusi dhe semundja e PDSH-se

    – Lulezim Basha eshte vetem qehajai i Berishes ne krye te cifligut te Berishes PD !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk eshte e vertete qe Shqiperia nuk ka opozite. Mungesa ose mospasja opozite eshte gjysma e se keqes.
    E keqja me e madhe per Shqiperine eshte se gjate pese vjeteve te fundit e sidomos gjate vitit te fundit kur iu shuts edhe LS-TEPSIA ka opoziten me destruktive, rrenimimtare, shtetzhberese, shtetrrenuese, thellesisht antishqiptare e thelbesisht antievropiane e sidomos antiamerikane qysh kur ishte ne pozite e aq me teper pese vitet e fundit !
    E keqja me e madhe e Shqiperise dhe qeverise se sotme, me e mira dhe me atdhetarja, por jo pa te meta e gabime edhe te renda, ne historine e saj, ka nje opozite pa alternativa, pa program, pa ide, me shume koka qe ka ne krye kryepeshkun Sali Berisha qe vendos per gjithcka duke deklaruar se ai nuk ka gisht ne vendimarrjen e saj.
    Nje opozite qe vetem ben thirrje per revolución te armatosur e permbysje me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike, nje opozite qe perdor shashka e cizme, miell e televizore kunder ministrave e kryeministrit ne Kuvend, qe pushton foltoren e tij, qe perdore gure e drure, grushta e veze ne komisionet e tij, qe kercenon me braktisjen e tij.
    Nje opozite qe ne vend te prodhoje alternativa zhvillimi e perparimi me te mira se qeveria, prodhon video e audio te falsikuara ala Babale e behet hajgare ne syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi …
    Nje opozite me nje lider qe vjedh edhe votat ne gjirin e saj, vjedh familjen e vet politike, sic vodhi e plackiti djersen e mundin e popullit e shtetit te vet Shqiperise !
    Nje opozite pa asnje strategjike e taktike te suksesshme krijuese te veten qe vjedh edhe strstegjine e saj nga Sputniku e RIA=KGB e te, GRU-ja e Putinit.
    A nuk ishte kjo opozite dhe líderet laramane te saj qe vetem tri ore mbasi Sputniku leshoi ne efir Fake News, mashtrimin e Kremlinit per “ fillimin e luftes civile ne Shqiperi dolí me strategjine e “ mosbindjes civile” si rrugen e saj revolucionaro- bolshevike per permbysjen me dhune te saj qe i vuri zjarrin e flaken Kalimashit dhe gomave te makinave ne te kater anet e Tiranes !?
    Ngado te shkosh e ngado qe ta shikosh te del nje opozite destruktive, rrenuese, destabilizuese, dizinformuese, komplotuese !
    Pra nuk eshte se nuk kemi opozite !
    Kemi opozite por nje opozite vajmedet, nje opozite te veteshartalluar nga vetvetja dhe lidershipi i saj… nje opozite qe mos qofte !
    Nje opozite makaber, kobezeze qe jo vetem gezohet e feston, por edhe zmadhon, shumefishon, trillon, perhape cdo lajm te keq kunder popullit e shtetit te vet!
    “Pajtohem” me Sali Berishen se nuk ka gisht ne vendimarrjen e opozites. !
    Pse!? Sali Berisha ka jo vetem gishtat e duarve por edhe te kembeve, duar e kembe… ka fjalen e fundit ne cdo vendim e veprim te PDSH-se si lideri i saj de facto.
    Fatkeqesia e oponenteve te kesaj politike te PD-se ne gjirin e saj eshte se akoma e shohin Sali Berishen si shpresen, si ilacin e semundjes se rende dhe shpetimit te PD-se!
    Ne fakt, Sali Berisha, jo sot por qysh kur u “zgjodh” si kryetar i PD-se me garancite e UDB-es serbe e Rajerson MCartit nen tavoline dhe me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline si kryetar i saj, eshte shkaku, eshte bakteri, eshte virusi i semundjes se degjenerimit dhe gremisjes jo vetem te PD-se, por edhe te Shqiperise mbi 13 here ne 13 vjetet e sundimit te Sali Berishes, ose shkurt Salikracise!
    Sali Berisha eshte vete semundja e opozites.
    Lulezim Basha, Flamur Noka, Edi Paloka, Enkeled Alibeaj, Ervin Salianji, Grida Duma… jane vetem marioneta te Sali Berishes .
    Nga parti shtet ne diktature per 13 vjet te sundimit te Partise Sali Berisha u kalua ne sundim te tij absolut, u kalua ne Njeri Shtet.
    Nese ne diktaturen me te cmendur komuniste ne Evrope zbatohej parulla “ Kur flet Enveri e vendos Partia ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !“ ne demokraturen e Berishes u kalua ne parullen “ Kur flet Berisha e vendos Salia ngrihet ne kembe e gjithe gangstere Mafia ! “
    Ky eshte thelbi, palca e Salikracise pa maska e pa rrena ala “une nuk kam asnje rol ne vendimarrjen e PD-se !”
    A e vini re se ne cdo moment me rendesi per Shqiperine, ambasadori SHBA-se , aleatet e mikut tone strategjik , Zoti Donald Lu takon Sali Berishen e jo Lulezim Bashen!
    A e keni vene re po ashtu se edhe vete Lulezim Basha ne cdo rast vendimarrjeje ose veprimi me rendesi te PD shkon e falet tek Sali Berisha me zyren e tin e jo me SHQUP !
    Sali Berisha e ka kthyer PD-ne ne nje ciflig te tij e te familjes se vet ndersa Lulezim Basha eshte vetem qehajai i cifligut te tyre.
    Pa e kuptuar kete te vertete te madhe sa edhe te hidhur, kurre PD- ja nuk do ta rimarre veten dhe nuk do te ngreje koken !
    Sundimi dhe vendimarrja e nje personi per gjithcka ne cdo partí ose shtet eshte thelbi e shpirti i autokracise dhe diktatures jo i demokracise, i pushtetit te popullit, me popullin e per popullin .

  8. Shqiptaret e kane pare qe kjo klase politike eshte e diskretituar. Europa e SHBA e dine fare mire kete.
    Zonja Topalli u larguar nga politika ne marreveshjen Rama-Basha, pasi ata menduan te cimentojne pushtetin e tyre oligarkik per shume vite te tjera ne Shqiperi.
    Rama dhe Basha kane patur bashkepunim edhe gjate qeverisjes se PD per ta diskretituar sa me shume Zonjen Topalli. Kujtoni fushaten mediatike dhe politike kunder saj. Kujtoni lobimin qe behej prej te dyve deri me Bruksel ku akuzohej se drejtonte Parlamentin per axhenden e saj, edhe pse ajo nuk eshte perfolur asnje here si e korruptuar.

    te dy jane te disktertituar sepse shqiptaret e akuzojne se kane varrosur shpresen ne kete vend.

    Nese Rama-Basha nuk do te shkojne ne pranga, Zoti nuk do tua harroje cfare drame u kane bere shqiptareve!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje