Cila është pika më e fortë e Lulzim Bashës në performancën e tij politikëbërse si opozitar?
I ardhur nga pushteti, nga pozitat vendimarrëse, si një rast atipik ku nisja e një karriere politike nuk është nga pozicion opozitar, ç’prej 5 vitesh Bashës i është dashur rithemelimi i një profili në kushte të reja.
Në rrethana pushteti, ai nuk ka mundur dot të lërë gjurmë të pashlyeshme standartesh prej shtetari.
Basha ende nuk është një brand dhe nuk ka mundur të bëhet i tillë. Erion Veliaj, me gjithë kusuret që ka, si ekuivalencë e tij moshe e kohe në startin e protagonizmit politik, po, është tashmë një brand, shfaqur fillimisht si aktor civil në krye të Mjaft-it.
Basha, edhe pse me më shumë shanse se Veliaj – ka drejtuar katër ministri dhe Bashkinë e Tiranës – nuk ka mundur dot shndërrohet në brand.
Dhe tashmë në kushte opozite, arma më e fortë për t’u bërë i tillë është fjala, ligjërimi.
Por dhe ky, pos që ka valencë të madhe berishizmi– akuza dhe vetëm akuza – ka po ashtu një patetizëm që më së paku është jashtë kohe dhe si pasojë vështirë se ngjit.
Është mu ajo që ndodh me shumë kisha në Perëndim që sa vijnë e boshatisen, edhe pse prifti është aty dhe flet. Porse ligjërimi i tij, më shumë qiellor sesa tokësor, fund e krye patetizëm, nuk arrin ta bëjë për vetë grigjën. Tek kjo e fundit, njeriu me raso duket thjesht si aktor.
Ja frazat e nxjerra nga klerikalizmi politik i Bashës në ligjërim, në seancën e së enjtes:
“Ajo që na lipset është një përqasje krejt e re, një përqasje europiane, një qeverisje europiane, një sjellje europiane…”
“Duhet të përqafojmë vlerat europiane. Pa përqafuar vlerat europianë, Europa do na largohet ditë pas dite.
Ndaj, le të fillojmë ta kërkojnë Europën brenda vetes tonë.”
“Le të ndërtojmë së bashku një aleancë të madhe të vlerave europiane që janë në esencë vlera të shqiptarëve, të drejtësisë, të moralit të shëndoshë, të së vërtetës, të respektit për njëri-tjetrin, për ligjin, për Kushtetutën, për liritë themelore…të një raport të ri…”
Në këtë ditë kur retë e refuzimit kanë eklipsuar mendjet dhe shpirtërat tona, e ku kujtojmë se pas reve ka gjithmonë një rreze drite, një rreze shpresë…”
“Ta kuptojmë se ky është monenti kur ëndrra jonë europiane do jetë më e fortë se kurrë, për ta çarë, për ta davaritur renë e zezë…”
“Për të patur besim se po të jemi të gjithë bashkë…këto re të zeza do largohen, do davariten…”
Të tilla fraza janë tërësisht jashtë kontekstit të zhvillimeve politike, brenda dhe jashtë. Brenda sepse narrativa e sotme europianiste nuk ka më impaktin e viteve më parë, siç në ’90-ën, pasi dhe vetë Europa ishte atë kohë në nivel idolatrie te shqiptarët.
Jashtë gjithashtu sepse as Europa vetë nuk është më ajo e dikurshmja apo e pak viteve më parë.
Çfarë ndodh tek ne, kur është në temë Europa, apo ndryshe çështjet e integrimit, është thjesht për konsum politik, si nga pushteti e si nga opozita.
Krizës e sotme ku ndodhet BE nuk i shkojnë fjalëmbajtje të tilla kaq patetike, aspak ngacmuese e motivuese, për të mos thënë të varfra e jashtë kohe në raport me një tjetër kontekst zhvillimesh ku ndodhet sot Shqipëria.
Basha e ka imperative të kurojë ligjërimin, nëse brenda vetes ka talente të përgjumura që kanë të bëjnë me aftësinë për t’i bërë njerëzit për vete me mesazhe më të prekshme e më afër realitetit të gjërave. Me këtë model ligjërues, grigja – elektorati – do i largohet akoma dhe më shumë, siç dhe është vërtetuar. (tesheshi)
Iluli karagjoz…si tredo germat e para tela fjales karagjoz
Një shkrim simpatik me kulture dhe njëkohësishtë me brumë i këndshëm të lexohet të lumtë kush e ka shkruar
Hahaha e bukur kjo Grigja.
Ky shkrim ngjan me shkrimet e publicisteve te huaj per karaketerizimin e veprimtarise politike, per shembull, te ishpresidentit Holand te Frances, dhe, nuk vlen per karakterizimin e veprimtarise te nje politikani pa hicfare personalitet dhe ndihmese kombetare sic eshte Palulezim Basha.
Analize interesante dhe keshille e vlefshme per Lulin, por ai as ka veshe ta degjoje, as mendje ta kuptoje dhe as kellqe ta zbatoje.
Nuk e kuptoni qe qoftlargu kur e emeroj drejtor te SHQUP-it,gaboj!? Ai eshte njeriu i gabuar ne vendin dhe kohen e gabuar! Nje manekin e shumta mund te sherbej ne pasarelen e modes, por jo ne pasarelen e politikes!
LULZIM BASHA e ka vleren vetem si manikin ne vitrinen e ndonje dyqan mode.
Eshte lider i pabesueshem.Ne detyrat qe ka marre perveç dembelizimit nuk ka tregua ndonje veti jeter.Ka zollume shume,qe shume vete e shohin perpara dyerve te drejtesise.Vjellja e votes me 22.07.2017,ka perçare PD-ne.Edhe sipmatizantet e tij me te flakte nuk e mbrojne,se eshte nje intelektual .Si brenda, edhe jashte PD-se,ata qe kane pasur kontakte me ate,me be e rrufe tregojne se nuk e mban fjalen e dhene.