Negociatat, Basha sulmon Ramën: Fajin e ke vetëm ti o “Hamza”, ja alternativa ime për shqiptarët

28 Qershor 2018, 13:24Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas fjalimit të Ramën në Kuvend i cili tah se BE vendosi datën për  për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Duke folur nga foltorja e Kuvendi Basha thotë se negociatat nuk janë hapur dhe se për këtë fajin ka Rama.

Madje Basha ka shkuar edhe më tij duke e quajtur shefin e qeverisë një tradhtar të shqiptarë si Hamza Kastrioti.

Më tej kryedemokrati tha se Rama do iu shesë sapunin për djathë, hapjen e negociatave për mos hapjen e negociatave, kriminelët për ministra, mjerimin e shëndetësisë si përparim, arsimin në ditëm më të zezë si arritje speciale të rilindjes.

Sot dhe nesër është mbledhja e KE, askush përveç këshillit s’mund të hapë negociatat. Të hënën këshilli mori në shqyrtim propozimin për hapjen e negociatave pa kushte.

Në samitin e PE u tha qartë Rama si ka bërë detyrat e shtëpisë, ka kërcënuar me Rusi e Kinë po detyrat si ka bërë.

Përgjigjen e ka marrë të qartë ne Europë nuk shkohet duk mashtruar. Nuk ka hapje negociatash ka shtyrje te vendimit me një vit janë 13 kushte.

Në muajt pararendës Rama brodhi cep më cep duke rrahur gjoksin se nuk ka korrupsion, drogë, ministra të lidhur me krimin se shteti i të drejtës funksionon normalisht e duke kërkuar se vendi e meriton hapjen e negociatave.

Edhe ne opozita shkuam aty ku policitë e vendeve anëtarë e dinë mirë, se është rritur eksporti i krimit dhe drogës shqiptare dhe të shqiptarëve që duan azil, këto janë tre arritjet e Ramës.

Rama ka kërcënuar me Rusi, Kinë, ekstremizëm e cdo lloj kërcënimi por nuk ka bërë detyrën, ka bërë atë që bën me gangsterët kur vjedh votat, por përgjigjen e ka marrë të qartë, në Evropë shkohet vetëm me të vërtetën dhe e vërteta është që nuk ka hapje negociatash, nëse kushtet nuk plotësohen nuk ka prapë hapje negociatash. Janë 13 kushte tashmë.

Në korrik komisioni nuk vjen të krehë bishtin Ramës, por për të kontrolluar kushtet, sa kohë të kemi ministër të Brendshëm që mbron vëllanë, sa kohë të kemi ish ministin në liri se Rama tmerrohet se nëse shkon atje ku e ka vendin dhe bilbilos për rolin e Ramës lidhur me drogën.

Esad, Haxhi Qamil dhe Hamza Kastriot kemi një dhe vetëm një, që tradhtoi interesin e shqiptarëve për Habiljat, Balialajt, Xhafajt, Tahirit, një grusht kriminelësh me të cilët ka lidhur fatin e vet politik dhe personal.” – tha Basha.  (TemA)

8 komente në “Negociatat, Basha sulmon Ramën: Fajin e ke vetëm ti o “Hamza”, ja alternativa ime për shqiptarët”

  1. xx says:

    Nuk tha gje edhe per makinat dhe milionat qe u gjeten? Pse e harroi kete fakt qe e trumbetoi si Babalen/?????.Te presim.Sot gjeti dhe ai nje figure tradhetare por seshte aspak e goditur.Esat Toptani eshte top i ngjajshem me kreret e PD

  2. Shqipja says:

    O lule bashuqi
    Do te te besonin shqiptaret Po te dinim sakte biografine tende, she deri tani te del m……
    Na trego Si vajte ne hollande, Si bleve shtepine, Si e bere shkollen. Si u bere avukkat per te spiunuar UCK . Si u bere krietar partie. Si u vra olldashi. Si e shite detin. Si u vrane 4 veta me 21 janar. Cfare bere Si krietar bashkie. Lidhja me ruset, Etj, etj etj.
    E pastaj lum miku ta mendojme pasi ti veme ne kandar me Ed Ramen kush rendon me shume.

  3. Shqipja says:

    O lule bashuqi
    Do te te besonin shqiptaret Po te dinim sakte biografine tende, she deri tani te del m……
    Na trego Si vajte ne hollande, Si bleve shtepine, Si e bere shkollen. Si u bere avukkat per te spiunuar UCK . Si u bere krietar partie. Si u vra olldashi. Si e shite detin. Si u vrane 4 veta me 21 janar. Cfare bere Si krietar bashkie. Lidhja me ruset, Etj, etj etj.
    E pastaj lum miku ta mendojme pasi ti veme ne kandar me Ed Ramen kush rendon me shume.
    Ju lutem lejoni komentin, FLM

  4. kipe ylli says:

    Po si ste vjen turp,po si sju vjen turp,jeni bere gazi i botes,nuk ju beson me njeri,as jashte e as brenda,e gjithe ajo parti ka mbet ne dore te disa mashtrusve ordinier,militanteve pa tru dhe kriminelve te regjur,te cilet ti bashkosh nga do ku jane,nuk bejne as10% te elektoriatit,kontigjent ky i gatshem qe tju votoje,se per tu ndjekur pas nga gjithe shqiperia behen apo nuk behen,5000 veta.Ozot del ndonje alternative e besushme,se ky vend ka nevoje per nje opozite te forte,te pa implikuar ne krime dhe korrupsin,opozite e cila te kete njerez te mencem dhe atdhetare,qe te luftojne me alternativa dhe jo me veze dhe cizme

  5. Arber says:

    Basha me rrugen e kombit qe vodhi i la njollen e korrupsionit ktij vendi dhe kjo per europen nuk harrohet leht .

  6. faslli says:

    Turp a si vjen ktij njeriu te pafytyre qe di vetem te shpifi per vendin dhe te keqinformoj publikun.

  7. Ali says:

    Pusho o Basha se vetem deme i ke bere ktij vendi. Je aq tradhtae kombinsa lobove ne holland me miqte e tu qe shqiperise MOS ti hapen negociatata

  8. Drini says:

    Vetem ne shqiperi ndodh qe opozita eshte kunder negociatave te BE. Turp i madh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje