Përplasja Balla-Basha: Je më i dobëti që mund të kishim përballë në çdo lloj beteje 

28 Qershor 2018, 11:50Politika TEMA

Taulant Balla është përplasur sërish me kryedemokratin Lulzim Basha.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS deklaroi në sallën e parlamentit se Basha është kryetari i opozitës më i dobët që PS mund të kishte përballë në çdo lloj beteje.

Ndër të tjera ai tha:

Ju jeni të pa imagjinueshëm. O zotëri ke kërkuar debat për raportin e veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2017.

Je shumë i dobët, më i dobti që mund të kishim përballë në çdo lloj beteje.

Jemi të gatshëm ta bëjmë një betejë me ty sot e të garantoj për fundin e kësaj beteje edhe për shpresën tënde që Shqipërisë nuk i është dhënë data, e që Shqipëri nuk fillon në korrik parapërgatitjen për negociatat.

I paimagjinueshëm, shyqyr që të kemi ne, po për fat të keq gjynah që të ka Shqipëria kryetar e lider opozite. 

Për procedurëm, z. Kryetar i Kuvendit, debati me kohë të përvaktuar, z. kryetar i PD-së nuk përfshin asnjë lloj detyrimi, nuk është as mocion me debat, nuk është as interpelancë.

Për t’ju lehtësuar, z. Kryetar i Kuvendit unë propozoj të filloj debati me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtëm në 20 minutat e tij dhe sigurisht, kryeministri do të jetë këtu menjëherë, sepse nuk e ka kohën bosh siç e ka Lulzimi. Në këtë moment është në një bisedë telefonike me kryeministrin e Belgjikës” shprehet Balla. (TemA)

1 komente në “Përplasja Balla-Basha: Je më i dobëti që mund të kishim përballë në çdo lloj beteje ”

  1. florence says:

    ja dhe keta te dy, si njoni si tjetri kaptinen e kan si kokkari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje