Debati Ruçi-Spaho: Duam Ramën në Kuvend se do flasim për integrimin, të ndërpritet seanca

28 Qershor 2018, 11:18Politika TEMA

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka debatuar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho.

Ruçi ka ndërpreu për 10 minuta  seancën plenare pasi kryetarët e grupeve parlamentare nuk kanë dorëzuar listat emërore të deputetëve që do të flasin.

 

Nga ana tjetër Spaho kërkoi praninë në sallë të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i parlamentit i kujtoi opozitës rregulloren  se kryeministri do të vinte kur të merrte fjalën e tij pasi nuk ka interpelancë.

Spaho: Donim prezencën e kryeministri para se të nis debatin

Ruçi: Ai do jetë në seancë. Do vij kur të marrë fjalën. Ai do vi kur të marrë fjalën, Ju nuk keni interpelancë me të.

Spaho: Duhet të jetë edhe ai në seancë, të flasim për integrimin. S’më duket serioze që ai nuk është.

Ruci: Nos më vini në kundërshtim me rregulloren. Është e drejtë e tij se kur vjen dhe se si vjen, se detyroni ju. Ndaj diskutoni listën e diskutantëve, ndaj 10 minuta pushim deri sa të vijë lista.

Spaho: Dakord, kjo është më e mirë.(TemA)

1 komente në “Debati Ruçi-Spaho: Duam Ramën në Kuvend se do flasim për integrimin, të ndërpritet seanca”

  1. raul says:

    O Ruco akoma merresh me plakun e pjerdhur Spaho,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje