"Një xhiro me Toyota Yaris"

28 Qershor 2018, 23:16Politika TEMA
"Një xhiro me Toyota Yaris"

Nga Mira Kazhani

Do doja të habitesha por nuk habitem dot as si gazetare as si qytetare e këtij vendi, se përse deklarata dhe të dhëna që i takojnë prokurorisë konsumohen si politikë në kuvend dhe pas një cikloni harrohen si të gjitha skandalet, me të cilat na u mësua veshi!

Sot Toyota Yaris bëri sërish një xhiro. Këtë herë ngjarja me miliona eurot parkoi në zyrën e Bashës dhe tek njerëz afër PD-së. Fotot dhe miqësitë me ‘like’ e komente në Facebook na hutuan pak.

Por dua ta nis nga parlamenti! Sot, Taulant Balla iu përgjigj Lulzim Bashës me një foto për akuzën që mori emrin e markës japoneze të makinave Toyota Yaris.

Veç faktit që në zyrën e Lulzim Bashës shfaqet vëllai i dy personave në kërkim për pritjen e 4 milionë eurove, gjë e cila është një e papritur/aksident,

PD-ja do duhej ta kish denoncuar zorin Balla në prokurori që ditën e parë. Edhe vetë zoti Balla duhet që fotot dhe të dhënat t’ia kalojë vetëm drejtësisë. Edhe pse, me sa di unë, e ka bërë dje një gjë të tillë, sot bëri politikë prapë duke nxjerrë një foto nga foltorja e kuvendit.

E dyta: Ajo ç’shohim sot është një koktej lidhjesh, të cilat e bëjnë çështjen “Toyota Yaris” telenovelë dhe me adresë të ndryshuar. Nga PS-ja kemi kaluar tek PD-ja dhe njerëzit rreth saj.

Rezulton që i kërkuari Alfred Veliu te jetë mik në Facebook edhe me një koleg gazetar, i cili deri para listave “Basha” njihet si grupi i zjarrit në rrjete sociale në favor të PD-së.

I kërkoj ndjesë kolegut Bledi Koka, se ai në këtë histori është thjesht dëm kolateral dhe vetëm sa konfirmon se njerëzit e Toyota-s kanë lidhje miqësore me njerëz pranë PD-së, përveçse direkt edhe me liderin e saj, zotin Basha.

Sigurisht, nuk kemi asnjëri nga ne përgjegjësi se me kë kemi miqësi në Facebook, Instagram madje s’kemi pse paguajmë haraç as për vëllanë, siç nuk ka as Fatmir Xhafaj sot.

Personalisht nuk besoj asnjërën palë dhe kam gjithë arsyet e botës e përvojës të kem respekt për përgjigjet që jep drejtësia!

Personalisht sidomos nuk habitem, por e kam punë dhe detyrim të shkruaj kur shoh fakte, prova, komunikime që publiku duhet t’i dijë.

E treta: Mbase Lulzim Basha s’e ka edhe aq keq. Nëse bashkëpunimi PS-PD është bërë kaq i ngushtë sa njerëzit e Lulit të punojnë edhe për Taulantin, atëherë Lulzim Basha paska të drejtë kur kërkon bashkim kombëtar, domethënë marrëveshje patriotike me Edi Ramën.

E fundit: Jeni qesharakë! (tiranapost)

6 komente në ““Një xhiro me Toyota Yaris””

  1. loni says:

    ore popull ajo malokja Arta Marku gjall eshte apo ka ikur per lesh,se gjasme erdhi ne krye te prokurorise me shpate ne dore duke na bere qe te besojme se dicka kjo do beje,apo maloke cfare pret nga malokeria te shpetoje shqiperine,merri leket si tiku dhe pastaj deklaro se kishe presjon nga politika prandaj nuk veproje se nja 7 muaj i bere ne krye te detyres dhe ndonje gje te re nuk kemi pare akoma,apo edhe ti do ti mbushesh xhepat dhe ne fund do kerkosh strehim politik andej nga irani se turqine ta ka zene adriatiku dhe nuk ka vend per ty moj Arta Marku gruaja e hekurt,vazhdoni o politikan te beni namin kur nuk ka nje burre tjua bej rrup suk plera,edhe ti Mira bashk me gjithe gazetaret e shqiperise vetem blla blla beni,por kurre si gazetare qe jeni pa dallim politike,dhe qe keni dhe mbeshtjetet nderkombetare nuk u mblodhet njehere dhe te dilni perpara kryeministrise dhe mos shkuleni nga aty duke kerkuar denimin e krimit politik dhe korrupsjonin qe ka kapur majat e shtetit,po rrini e beni portale dhe morale sikur ju vete jetoni ne australi dhe nuk e dini realitetin ne shqiperi,edhe ti Mira je e njeta brum me politikanet derisa nuk sakrifikon keto qe thua vetem ben moral,me moralet e juaj jemi fryre moj Mira kazan plera,mire ju thote drogaxhiu Edi Rama qe jeni plera se keshtu e keni bere veten.

  2. Bledi says:

    Nuk e di pse shkrimeve te tilla i shkon shume nofka Kaz(h)an mediatik!

  3. "BOHOTINA" says:

    Mire MIRA. Keta drejtuesit tane e kane bere zakon per 28 vjet qe punet i zgjidhin me konferenca shtypi. Mendojne se ai qe flet me gjate ne TV dhe i fundit ka te drejte. Organi i akuzes fle gjume ariu. Rrumpalla vazhdon. Asgje nuk zgjidhet…

  4. Viro says:

    Nje popull dembel s’ka si te besoje me shume te puna e drejtesia se te vjedhja, prandaj dhe e mbron ate. Jo rastesisht ata qe vine ne krye jane si ata qe shkojne, njelloje, hajdut e genjeshtare. Histori e gjate, tradite, pasoje e te qenit nen turqi.

  5. Peço says:

    Të lumtë vajzë! Ndërhyrja e politikës në punët e drejtësisë shfaqet në këtë rast në mënyrën më flagrante të mundëshme. Zhurma politike nga të dy krahët është pa më të voglin dyshim, një simfoni që dirigjohet nga mafia. Politikanët tanë të të dy krahëve nuk janë asgjë më shumë se ushtarë të mjerë të divizioneve mafioze që operojnë në këtë vënd. Ose më saktë, janë thjesht kukulla në duart e mafies.

  6. Peço says:

    Është e çuditshme! Në këtë forum shfaqen komente nga më fyesit që mund të mendohet dhe nuk shfaqen ata që janë sadopak ndryshe nga politika editoriale e gazetës. Shfaqen komente të BRSS, me fjalorin më fyes që mund të mendohet, shfaqen komentet që mërzisin edhe derrin të Alban Degës dhe nuk shaqenkomente thjesht pse nuk janë në përputhje me dëshirat politike të Taulant Ballës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje