VENDIMI: Eurot në “Toyota”, mbeten në burg 4 të arrestuarit, çështja kalon tek Krimet e Rënda

28 Qershor 2018, 15:38Kronika TEMA

Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest me burg” për katër të arrestuarit në lidhje me 3.4 milion eurot e gjetura në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Sipas vendimit Alban Mollaymeri, Agim Çeka, Edi Lika dhe Klevi Lika do të mbeten në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ndërkaq mësohet se  Gjykata e Durrësit ka shpallur mos-kompetencën dhe çështja do transferohet tek Krimet e Rënda për gjykimin e mëtejshëm.

Ndaj të arrestuarve është ngritur edhe akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ç’ka e bën të ligjshme shpalljen e moskompetencës së Gjykatës Durrës për trajtimin e më tejshëm të çështjes.

Ndërkohë për këtë çështje janë Policia ka shpallur në kërkim dhe dy kushërinj të cilit ishin porositësit e makinave dhe që Prokuroria thotë se ata do të merrnin paratë që ishin fshehur në 2 makinat Toyota Yaris.

Lidhur me këtë çështje reagoi në Kuvend sot Taulant Balla i cili nxori një foto ku shfaqej Lulzim Basha në zyrën e tij së bashku me vëllain e një prej personave të shpallur në kërkim për 3.4 mln eurot e kapura në Portin re Durrësit. (TemA)

 

4 komente në “VENDIMI: Eurot në “Toyota”, mbeten në burg 4 të arrestuarit, çështja kalon tek Krimet e Rënda”

  1. Zigur Qarri says:

    Ku shkojn 3.4 milion Eurot?-se 613 kg kokaine me vlere 180 milion Euro,
    qe u kap ne Portin e Durresit,nuk e dijm se ku perfundoi!

    1. Albani says:

      Patjeter Zigur barkun e gjykatesve dhe politikaneve do te mbushin dhe 3.4 milionet.
      Droga e sekuestruar,180 milione euro do te digjet,sepse Rama eshte “I ndershem” dhe burre shteti.

  2. Lagunar says:

    Kallezimi penal i deputetit Balla ndaj Lulzim Bashes duhet te merret urgjentisht ne konsiderate. Deshmia e Bashes do ndihmmoje ne zbulimin e te vertetes. Kjo per faktin se deputeti Balla sot sapo publikoi foton ku personi qe do merrte parate ishte perkrah Bashes.

  3. Alban Dega says:

    KAMBANE ALARMI PER QEVERINE DHE LIGJZBATIMIN SHQIPTAR !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Askush nuk eshte mbi ligjin…

    NE VEND TE HYRJES ….

    Te lumte penda e forte dhe mendja e mprehte Mero Baze jo vetem per dy kryeartikujt e fundit
    E keqja e madhe eshte se nuk eshte vetem SHISH-i qe dekonspiron aksione te tilla…
    Cimkat e Sali Lul Mul Xen, Mehdi …i ke ne cdo organ ligjzbatues e qeveritar!
    Minat me sahat te kesaj Bande Gangsteresh e te kesaj Mafia krejt jashte kontrollit i ke ne cdo hallke te shtetit shqiptar !
    Ndaj Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu duhet te shtrihet ne cdo hallke te shtetit…
    Ndryshe Shqiperia nuk do te behet kurre shtet !
    Kane kaluar mbi 10 vjet kur jo Mero Baze por mbreti i shtypit boteror “ The New York Times” me 15 mars 2008 diten tragjike te krimit makaber te Hiroshimes shqiptare, Gerdecit, diten e ekzekutimit pa gjyq te 26 shqiptareve te pafajshem perfshi bebe ne barkun e nenes, te plagosjes se qindra te tjereve dhe rrenimi nga themelet i nje fshati te tere nga ish-ministri i Mbrojtjes se Sali Berishes, Fatmir Mehdiu dhe i biri i tij biologjik Shkelzen Berisha, denonconte ne kryeartikullun e saj “ kete Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” !
    Kane kaluar mbi 17 vjet kur dy gazetat konservatore, te djathta “ The Times” dhe “ “ Independent” te Londres e quanin qeverine e Sali Berishes “Bande Gangsteresh” e ajo na ben kryehetuesin dhe kryeanalistín zhurmues te kesaj Bande rreth kesaj analize, ketij kushtrimi atdhetar e qytetar te Tema dhe Mero Bazes per dekonspirimin e operacioneve te rendesishme te sherbimeve ligjzbatuese aleate dhe shqiptare nga Sali Berisha dhe qehajai i tij ne krye te Partise Babale te ketyre Havaleve jo vetem te Shqiperise por edhe te vete PD-se, qe eshte kthyer ne nje celule, ne nje altoparlant e fabrike te fake news, mashtrimeve dhe intrigave djallezore te Sputnikut, RIA= KGB-se dhe GRU-se se Vladimir Putinit !
    A e dini se ishte vete Sali Berisha qe sabotoi nje operación te policise shqiptare ne veprim e siper nga infirmacionet sekrete te kryprokurorit te Krimeve te Renda Besim Hajdarmataj !
    A e dini se ishte po ku kryprokuhor i krimeve te renda ne bashkepunim me kryeprokuhorin e Shqiperise Adriatik Palla qe me urdher te padroneve te tyre politike mbyllen hetimet per rreth 90 kilograme kokaine kolumbiane te kapur nga policía !?
    A e dini se i njejti Kruprokuhor i Krimeve te Renda u orvat te sabotonte dhe dergoi per hetim ne Prokurorine e Durresit per sasine me te madhe te droges me te forte ne historine e Shqiperise te 613 kiligrame kokaine te kapur nga policia shqiptare ne bashkepunim me agjencite ligjzbatuese partnere me DEA-n syshqiponje amerikane nga e njejta kompani e 90 kilogrameve te para disa viteve !?
    A e dini se po ky krye- prokuhor i kryepeshkut te krimit te organizuar, i Bandes se Gangstereve dhe kesaj Mafia krejt jashte kontrollit, Sali Berishes dhe Korporates se tij politike e biologjike te krimit e korrupsionit vazhdon te jete akoma prokuhor i rende ne Prokurorine e Pergjitheshme!?
    Analiza dhe kushtrimi per vigjilence, hetim rrenjesor te kujtdo qe dekonspiron operacione te tilla, perfshi Lulezim Fazlicin e Sali Karaxhicin eshte nje kambane alarmi per qeverine, ministrine Brendshme, Prokurorine e Pergjithshme, per SHISH-in per te hetuar me themel e ndeshkuar ashper cimkat e Sali Berishes dhe Lulezim Bashicit ne cilendo hallke te ketyre proceseve si dhe bosat politike te saj Sal Lul Mul e co.
    Cimka e mafioze te tilla nuk kane e nuk duhet te kene vend ne asnje hallke te ligjzbatmit shqiptar. Nese shperdorojne detyren dhe shkelin ligjet e shtetit shqiptar ata jo vetem duhen spastruar, por edhe denuar ashper me gjithe fuqine e ligjit shqiptar dhe nderkombetar!
    Askush nuk eshte mbi ligjin…
    Ndaj Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu duhet te shtrihet ne cdo hallke te shtetit…
    Perndryshe Shqiperia nuk do te behet kurre shtet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje