8 gjëra që ndoshta nuk i dini për Angela Merkel

29 Qershor 2018, 12:38Lifestyle TEMA
8 gjëra që ndoshta nuk i dini për Angela Merkel

Angela Merkel është prej vitesh një nga femrat më të fuqishme në botë.

Kancelarja gjermane ka disa “sekrete” të vogla, që ndoshta nuk i keni ditur.

– Angela Merkel është vajza e një pastori, Horst Kasner.

Ajo ka lindur më 17 korrik 1954 në Gjermaninë lindore, që në atë kohë dominohej nga blloku sovjetik.

– Angela Merkel kur ishte e re ishte pjesë e rinisë komuniste dhe merrej me pjesën e kulturës për gazetën “Freie Deutsche Jugend” (Gjermanët e Rinj të Lirë).

– Angela Merkel është martuar dy herë.

Në fakt mbiemri që mban është ai i burit të parë që e ka njohur në universitet.

E martuar me Ulrich Merkel në vitin 1977, u divorcua në vitin 1982.

Gjashtë vite më vonë ajo u martua me profesorin e fizikës, Joachim Sauer.

– Angela Merkel është një fizikante e shkëlqyer.

Pasi përfundoi gjimnazin me rezultate të shkëlqyera, École Polytechnique de Templin, ajo më pas ndjek studimet për fizikë në universitetin Karl Marx ne Leipzig.

Ajo diplomohet në vitin 1978 dhe merr shënimin “shumë mirë”.

– Pasi ndahet nga burri i parë, ajo futet në një apartament të braktisur.

“Ndërrova bravën, askush nuk e vuri re dhe u prezantova si fqinjia e re.

Më pas gjithçka u normalizuak pak e nga pak”, do të tregojë ajo më vonë.

– Koktejli i saj i preferuar është whisky me qershi

– Është gruaja e parë në Gjermani më e pushtetshme dhe e para që kryen funksionin më të lartë në shtetin gjerman.

– Merkel është femra që ka qëndruar më gjatë në krye të një shteti.(TemA)

10 komente në “8 gjëra që ndoshta nuk i dini për Angela Merkel”

  1. Maelga says:

    Fizikante e shkelqyer.
    Domethene njeri i zgjuar.
    Bota duhet drejtuar nga njerez te zgjuar.

  2. faro says:

    Sikur te ishin edhe ministret tona kaq te thjeshta dhe kaq te cilterta, sic tregon vetem nga fytyra dhe buzeqeshje, kjo grua e zgjuar gjermane!
    Kur do te vije ajo dite???!!!

  3. gita says:

    Aka lindur no nje here ?

  4. Tani says:

    I mer t’keqen Silves Lemes per bukuri.

  5. fieri says:

    gjermanet kane Merkelin ,,, GRUAJA E HEKURT ,,, por edhe ne kishim Zhozefinen por e ndoqem,, hahaha

    1. Shqiptari nga Shqiperia says:

      Ke kishim ne “gruan e hekurt ” ????? Jozefinen ????? Kjo nuk serviret as per shaka dhe as per te qeshur. Angela nje udheheqese qe drejton nje kontinent te tere , e fuqishme , e zgjuar dhe e vendosur , kurse kucka Jozi , nje harbute , pa edukate , primitive , dhe nje arogante e rendomte . Dicka i lidh me fjalen “hekur “, Angela eshte grua e hekurt , kurse Jozi i pelqen rocka e hekurt ………kjo nuk qe Jozi qe e zune duke e palluar brenda ne kuvend me deputetin e PD -se ????? O Fieri ………tung

  6. vang says:

    Pse te mos themi qe eshte shume simpatike,e vecante ?

  7. Frok Martini says:

    Po ato kurvat tons vetem bejne parade mode, me parate e vjedhura shqiptareve.,dhe CONI te beni krahasime me merkelin, qe do te thote ,te vesh shenja barazimi mes miut dhe elefantit.

    1. Polytechnischen Oberschule (POS) in Templin kjo ishte shkolla e mesme e Merkel

  8. N.VJOSA says:

    Tek Merkeli më pelqen maturia!
    Tek Merkeli më pelqen Urtesia!
    Tek Merkeli më pelqen zgjuaresia!
    Tek Merkeli më pelqen thjeshtesia!
    Tek Merkeli më pelqen korrektesia!
    Kur ish e Re, tok me një grup shoqesh, një ditë,per kenaqsi dhe për ti thene Botës:
    – Ne jemi keshtu sie jemi, nuk kemi turp ti tregojme ato që kemi poshte rrobave që kemi veshur…Rrobat i veshim.per respektin ndaj Shoqerise….
    Dhe pozuan nudo!… Duke u provokuar llogjikën njerzve, se keshtu jane te gjitha Femrat, po te heqin rrobat…e shuat kuriozitetin?!…Më nuk kemi cfarë zu tregojmë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje