BE arrin marrëveshje për refugjatët, ja ku do krijohen qendrat e strehimit

29 Qershor 2018, 09:04Bota TEMA
BE arrin marrëveshje për refugjatët, ja ku do krijohen qendrat e

Liderët e 28 vendeve të BE-së kanë arritur marrëveshjen mbi emigracionin.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, në përfundim të samitit që zgjati më shumë se 13 orë.

Një nga kundërshtaret më të forta të emigracionit dhe politikave të ndjekura nga BE-ja deri tani në lidhje me të, Italia, duket e kënaqur nga marrëveshja.

“Që sot, Italia nuk është më e vetme. Nga ky Këshill Europian del një Europë më e përgjegjshme dhe më solidare”, ka thënë kryeministri Conte ndërsa dilte nga takimi.

Në dokumentin final që u miratua nga 28 vendet anëtare, liderët kanë rënë dakord që qendrat e emigrantëve të ngrihen në baza vullnetare.

Në këto qendra do të përcaktohet se cilët janë refugjatë të pranueshëm dhe cilët “emigrantë të parregullt që duhen kthyer mbrapa”.

Në komunikatën e përbashkët flitet për shtrëngimin e rregullave të lëvizjes së azilkërkuesve brenda shteteve të BE-së.

Kancelarja gjermane mbërriti në këtë samit me kërkesën për një marrëveshje të gjerë për azilkërkuesit, gjë që do t’i garantojë asaj qëndrimin në pushtet në vendin e saj.

Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse marrëveshja e arritur i plotëson pritshmëritë e saj.

Duke folur para gazetarëve në orët e para të mëngjesit të së premtes, ajo tha se “BE-ja ka shumë punë për të bërë për të afruar qëndrimet për këtë çështje”.

Blloku është i ndarë kur vjen puna te çështja e emigracionit.

Disa shtete të Europës Qendrore nuk e përkrahin skemën e zhvendosjes së 160 mijë refugjatëve nga kampet e mbipopulluara të Greqisë dhe Italisë.

Duke folur pas diskutimeve maratonë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se “bashkëpunimi europian e bëri të mundur këtë”.

Liderët e 28 vendeve të BE-së gjithashtu ranë dakord për forcimin e kontrolleve në kufijtë e jashtëm të Unionit dhe rritjen e financimeve për Turqinë dhe Afrikën e Veriut.

Të ashtuquajturat “platforma rajonale të zbarkimit”, të cilat kanë për qëllim të luftojnë “biznesin” e paligjshëm të trafikimit njerëzor, do të fillojnë të veprojnë me shpejtësi.

Marrëveshja e së premtes gjithashtu thekson se ekziston një nevojë urgjente për të rritur përpjekjet për parandalimin e rrugëve të reja detare ose tokësore, nëpërmjet të cilave mund të arrihet në Evropë.

Përgatiti: Gazmira Sokoli

7 komente në “BE arrin marrëveshje për refugjatët, ja ku do krijohen qendrat e strehimit”

  1. Une says:

    ǔfare the zotrote?
    Ku do te krijohen keto qendra?

  2. "BOHOTINA" says:

    E ku do te ngrihen qendrat, sipas titullit ? Shkruani me pergjegjesi…

  3. moni says:

    @Une: brenda BE-se pra dhe ne baza vullnetare nuk e lexove? Nuk e futi njeri Shqiperine ne liste. Me siguri eshte perfolur si opsion javet qe shkuan por nuk ka qene i pershtatshem dhe e lane.

  4. Albani says:

    Pra qendrat e strehimit do te ndertohen ne gopin e gazetares.
    Idiote gazetare.

  5. Illyria-Shqiperia says:

    Sna thane ku? Se per vullnet e dime qe ne shqipetaret jemi gati tu lepijme b… te gjitheve. E ka treguar historia. Apo u ka thene Mero ta lene pergjysem perkthimin?!

  6. e verteta says:

    Se ku do krijohen qendrat kte se di edhe vet artikullshkrusi. por e ka ven ne kryeartikull për të zënë sa më shum peshq si puna jonë .

  7. e verteta says:

    Se ku do krijohen qendrat kte se di edhe vet artikullshkrusi. por e ka ven ne kryeartikull për të zënë sa më shum peshq si puna jonë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje