VIDEO: Burri ngec nën rrotë, edukatoret ngrenë peshë makinën për ta shpëtuar

29 Qershor 2018, 11:51Lifestyle TEMA

Gjashtë edukatore të një çerdhe në Kinë, kanë shpëtuar një burrë që kishte ngecur nën rrotën e një makine.

Ato bashkuan forcat dhe pa u menduar dy herë vrapuan në drejtim të makinës të cilën e ngritën në ajër për ta nxjerrë burrin që kishte ngecur nën rrotë.

Burri rreth të ’50-ve është dërguar me urgjencë në spital ku është konstatuar se ka pësuar lëndime në këmbë.

Sipas mediave kineze, shoferi i veturës nuk e kishte vërejtur burrin që po bisedonte në telefon teksa e  përplasi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje