Arratisje spektakolare në Francë, i dënuari largohet me helikopter nga burgu

1 Korrik 2018, 14:18Bota TEMA

Një ganster i njohur ia ka dalë ta arratiset nga një burg në Paris në mënyrë spektakolare. Lajmin e bënë të ditur vetë autoritetet franceze.

Redoine Faid u arratis pasi tre bashkëpunëtorë të ti, të armatosur rëndë, zbritën se bashku me helikopterin në oborrin e burgut.

Faid është 46 vjeç dhe po vuante një dënim me 25 vjet burg për një grabitje të dështuar që përfundoi me vrasjen e një oficeri policie.

Kjo është hera e dytë që Faid arratiset nga burgu. Në vitin 2013, ai u arratis pasi mori peng katër gardianë.

Në vitin 2009, Faid ka shkruar një libër, në të cilin ka rrëfyer fëmijërinë në një nga periferitë më të trazuara të Parisit. Pas diplomimit, ai ishte shprehur se e kishte lënë pas të qenit pjesë e botës së krimit, por një vit më vonë u përfshi në një grabitje që nuk shkoi sipas planit, duke lënë të vrarë një polic. Për këtë, Faid u çua të vuante dënimin në burgun Seine-et-Marne.

Sipas faqes franceze Europe 1, arratisja e tij e fundit u krye pa lënduar asnjeri. Helikopteri me të cilin ai u largua së bashku me bashkëpunëtorët e tij u gjet më pas i djegur në Bourget.  /BBC-TemA TV/ 

7 komente në “Arratisje spektakolare në Francë, i dënuari largohet me helikopter nga burgu”

  1. rozi says:

    Ore e shihni se ndodh edhe në ato demokracitë perendimore të tilla ngjarje, po tani ju komentuesit e menjëhershëm, kë do akuzoni? Macron?
    të japë dorëheqjen ministri i brëndshëm! ?

    1. Luli says:

      Skandal arratisje mafjoze ka gisht Rama ministri i brendshem te jape doreheqjen Fatmir Xhafaj eshte pjestar i kesaj arratisje te turpshme duhet te dale menjehere ne konference shtypi pd dhe ai cuni mamase kte te enjte te shkoi ne kuvend me helikoptere kartoni ???

  2. ... says:

    Xhafa dhe Rama doreheqje pa kthim, skandal

    1. sb says:

      Vetem ne nje narco qeveri qe eshte e lidhura me krimin e droges,
      lejohe keto arratisje spektakolare me helokopteret e Ministrise te Brendeshme.
      sb.

  3. Be Real says:

    Doreheqje qeveria franceze menjehere, te lidhur me narko-eurot.???

  4. çeço Selimi says:

    r Nga nje informacion teper i sigurte qe ka Sali Birisha, kjo arratisje nga ky burg francez eshte organizuar nga Edvin Rama dhe Fatmir Xhafa , prandaj urgjentisht keta duhet te japin doreheqjen |

  5. Malo says:

    Sa servile jeni o popull…….??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje