Deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka propozuar një ndryshim në Kodin Rrugor për shtetasit me patenta joshqiptare që qarkullojnë në vendin tonë.
Pranë strukturave të policisë rrugore rezulton se ky ndryshim bëhet për t’i krijuar lehtësira emigrantëve shqiptare qe kthehen me pushime ne Shqiperi, atyre nga Kosova, Maqedonia dhe më pas turistëve të tjerë të cilët ndëshkohen për shkelje rrugore në Shqipëri.
Aktualisht pas çdo ndëshkimi atyre u hiqet patenta njësoj si shoferëve shqiptarë dhe është institucioni i prefektit që ka tagrin e kthimit.
Ndërsa me ndryshimin e propozuar kërkohet që të aplikohet gjoba maksimale dyfish i vlerës së përcaktuar në kod për shkeljen e konstatuar të paguhet gjoba, e më pas çdo drejtues ta marrë automatikisht patentën pa iu bllokuar.
Sipas këtij ndryshimi, të gjithë ata shtetas të cilët kryejnë shkelje të kodit rrugor dhe duhet tu bllokohet leja e drejtimit, mund të kenë një mundësi për ta marrë atë pa procedura burokratike.
Aktualisht “Lejedrejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit te policise qe ka terhequr lejedrejtimin dhe, per lejedrejtimet e leshuara nga nje shtet i huaj, nga Institucioni i Prefektit, ne juridiksionin e te cilit eshte konstatuar shkelja, sipas pikes 1 te ketij neni.
Prefekti, brenda 5 diteve, njofton organin e Policise Rrugore per vendimin e marre, duke i derguar ate se bashku me lejedrejtimin. Organi i Policise Rrugore pergjigjet per administrimin e dokumentacionit dhe dergimin e tyre, brenda 5 diteve, ne Drejtorine Konsullore te Ministrise se Jashtme”.
Me ndryshimin e propozuar nga deputeti socialist, shoferi që shkel rregullat e qarkullimit, mund ta marrë mbrapsht lejen e drejtimit pa i hyrë procedurave të gjata burokratike, duke paguar dyfishin e gjobës maksimale që është parashikuar në Kodin Rrugor.
Argumentet e Ndreut:
Ore Pjerin Ndreu . O na rrofsh për verë .
Qenke lodh e mundu shumë , duke vra mendjen për patentat e të huajve . Ja paske bo gati edhe me Pika edhe me presje .
Si or burrë i dheut nuk po të dhimsen shqiptarët , që po vriten e sakatohen përditë . Si or burrë i dheut nuk e vret mendjen , si të ndalen këto tragjedi , nëpër rrugët e Shqipnisë ?
Si nuk mendon , se si mundet mos me u vra më shqiptarët ditën për diell , mu në pjacë të qyteteve ?
Nuk din si ta bësh ?
Je deputet . Ke të drejtë inisiative në kuvend e jo më tek Kodi Rrugor . Ke qenë edhe në Organet e Rendit dhe je anëtar i Komisionit të Sigurisë të Kuvendit .
Hajde flasim bashkë e të mësoj unë se si mundet , që pas 1 muaji , të mos kesh aksidente dhe pas 3 muajsh , mos të ndigjosh më fjalën plagosje , se për vrasje as që mund të bëhet fjalë . Madje të dalin nga ngujimi me qindra familje , fëmijë që duan shkollë , burra e gra që duhet të punojnë me mbajt familjet , se u rrënuan e u faruan .
Këtu më dil , po qe se i thua vetes ATDHETAR , se për deputetë , s’po ja shef hajër asnjë shqiptar .
Me dasht , më gjen .
Nje qe qenka kujtuar se eshte deputet ! Pra edhe ligjpropozues
Ju mezi prisni te vin pushuesit te mbushin xhepat b..qirat qe keni ven polica qarkullimi! E di mire kte pun ti se ke qen polic vet. tani del e flet brockulla te vendoset gjoba 2 fishin e maksimumit thot legeni! Ne asnje vend te botes nuk shikon polica rrugor si tek ne ne cdo 5 km qe te cajn trapin me ndalesa pa kuptim . Me jep siguracionin me jep kolaudimin i ke ndez dritat si ke ndez dritat. Paske gjetur zgjidhjen ti ..