Policia ka vijuar aksionin për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë një monitorimi në autostradën Tiranë–Durrës, ka pikasur drejtues mjetesh që lëvizin me shpejtësi të lartë, pavarësisht reshjeve të shiut dhe gjendjes së rrugës.
“Blutë” pezulluan 18 leje drejtimi.
“Me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave te lejuara duke u kthyer në burim aksidenti. 143 – 179 Km/h.
E pa pranueshme kjo shpejtesi dhe ne kushtet e lageshtires ne rruge. 18 Leje Drejtimi te pezulluara gjate oreve te mbremjes dhe oreve te para te mengjesit.
Festoni, argëtohuni por mos abuzoni duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia. (TemA)